Foto ilustruese

1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit

23 Dhjetor 2022, 20:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 21:46

  • Share

Janë kryer 403 testime në të gjithë vendin nga të cilat kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 vetëm 23 persona. Është regjistruar dhe një humbje jete, një 80-vjeçare nga Tirana.

Rastet e reja janë të shpërndara në këto bashki: 7 qytetarë në Tiranë dhe 7 Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet.  Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                23

Të shëruar në 24 orë             10

Të shtruar në spitale             0

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       406

Testime totale                   2,017,208

Raste pozitive                      332,652

Raste të shëruara                  328,836

Raste Aktive                             220

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    170

Gjirokastër                14

Fier                           10

Durrës.                      7

Lezhë.                        5

Berat.                        5

Vlorë                         4

Korçë.                       3

Shkodër                 2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?