1,120 Euro në muaj, praktikë e
paguar nga Komisioni Europian

28 Janar 2016, 09:13| Përditesimi:

  • Share
Komisioni Europian ofron një praktikë 5-mujore të paguar, që fillon në 1 Mars ose në 1 Tetor 2016. Nëse ju jeni një nga kandidatët e zgjedhur ju do të keni mundësinë të keni eksperiencë në mjedis ndërkombëtar dhe shumëkulturor. Kjo mund të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën tuaj të mëtejshme. Praktikantët punojnë në të gjithë Komisionin Europian. Përmbajtja e punës varet më së shumti nga përgatitja juaj. Ju për shembull, mund të punoni në fushën e ligjit, burimeve njerëzore, politikave mjedisore. Një ditë tipike për praktikantin konsiston në: Ndjekjen dhe organizimin e takimeve, grupeve të punës, forumeve, dëgjesave publike; Kërkim dhe hartim të dokumentave, raporteve, konsultimeve; përgjigje pyetjesh Zhvillim projektesh.

Afati i aplikimit
Sipas saitit Mundësi.al të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë për një praktikë 5-mujore duhet të nxitojnë, pasi afati i fundit është 29 Janar 2016.

Kush mund të aplikojë
Të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e kësaj praktike nuk ka rëndësi se nga vjen, mjafton të jesh diplomuar. Pagesa shkon 1,120 Euro dhe rimbursim për shpenzimet e udhëtimit

Kriteret
Një program praktike është e hapur për të diplomuarit nga e gjithë bota të cilët kanë: Një diplomë studimesh të paktën tre vjeçare (minimum një Bachelor); Njohuri shumë të mira të Anglishtes ose Frengjishtes ose Gjermanishtes (Niveli C1/C2 në përputhje me Kuadrin Europian të Referencave për Gjuhët); Njohuri shumë të mira të një gjuhe të dytë zyrtare të BE-së (kërkohet për kandidatët që vijnë nga vendet e BE-së)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?