Zyrtarja amerikane Colleen Hyland dhe Altin Dumani

Zyrtarja e lartë e DASH takon Dumanin: Mbështetje e plotë e Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura!

16 Shtator, 19:25| Përditesimi: 17 Shtator, 07:31

  • Share

1726508179_colleenhyland.JPG

Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland, mori takim edhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë te institucioni i pavarur.

Ambasada Amerikane konfirmoi sot (16 Shtator) takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për tematikën.

“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e shkurtër.

Kohët e fundit SPAK dhe kreu i saj është sulmuar publikisht dhe akuzuar si nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu edhe nga ish-kryeministri tashmë i pandehur, Sali Berisha, por gjithnjë ka marrë mbështetjen e hapur nga faktori ndërkombëtar dhe selitë diplomatike.


Lajmi kryesor:

SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?