Përleshja e tifozëve ultras të Genoas dhe Sampdorias

Zyrtare/ Genoa - Juventus me rrezikshmëri të lartë, luhet me dyer të mbyllura

27 Shtator, 14:29| Përditesimi: 27 Shtator, 14:52

  • Share

Ndeshja Genoa - Juventus në Serie A , e planifikuar për të shtunën në orën 18:00 në stadiumin 'Luigi Ferraris' do të luhet me dyer të mbyllura.

Kështu ka vendosur prefekti i Genoas pas vendimeve të Vëzhguesit për ngjarjet sportive. Dispozita erdhi pas incidenteve mes tifozëve që ndodhën para, gjatë dhe pas derbit të Kupës së Italisë që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje, aty ku Sampdoria kaloi Genoan pas penalltive.

Për shkak se ultrasit e Genoas njihen për pasionin deri në ekstrem dhe për faktin se policia e ka të vështirë të menaxhojë afro 30 mijë tifozë në stadium, erdhi vendimi për 'kyçjen' e stadiumit edhe si mësim për dhunën e së mërkurës, ku 15 tifozë u plagosën dhe dy u shoqëruan në polici.

Veç këtij dueli, masa të ngjashme priten edhe për Sampdoria-Juve Stabia, e planifikuar për të premten më 4 tetor në orën 20:30. Vendimi i fundit ende nuk është zyrtarizuar.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?