Prezantimi i Serxho Ujkës

Zyrtare/ Egnatia fiton duelin me Partizanin, afron në ekip mesfushorin e Kombëtares

30 Gusht, 15:36| Përditesimi: 30 Gusht, 15:41

  • Share

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e Serxho Ujkës nga Laçi, me një kontratë për tre sezonet e ardhshme. Mesfushori kishte ofertë edhe nga Partizani, ndërsa janë kampionët në fuqi të Superligës që kanë bërë të vetin 26-vjeçarin që ka qenë pjesë edhe në një duel për ekipin kombëtar A.

"Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me KF Laçin. Welcom Serxho Ujka", njofton Egnatia.

Brians, Laçi, Shënkolli dhe Bylis, këto kanë qenë ekipet e lezhjanit në karrierë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?