Zvarritja e procesit për arrestin e Berishës, Valteri: Lojë e tij, ja përse kërkon të fitojë pak kohë! Hoxha: Ka krijuar ‘botë paralele’ që prej 'non-gratës'

28 Dhjetor 2023, 22:02| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 08:15

  • Share

Zvarritjen e procesit gjyqësor në GJKKO që avokatët e Sali Berishës po bëjnë për të shtyrë arrestin e tij shtëpiak, ish-deputeti Halit Valteri e cilësoi si një lojë të ish-kryeministrit për të fituar pak kohë.

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Valteri tha se Berisha po përpiqet të fitojë kohë me shpresën se do të arrijë të zgjojë revoltë popullore në krah të tij.

“Lojë që po bëhet nga avokatët e Berishës. Loja me procedurën për të fituar sadopak kohë. Kjo kohë shërben sepse Berisha mendon akoma se mund të zgjojë një revoltë popullore që t’i dalë në përkrahje duke pretenduar se po minohen të drejtat kushtetuese. Para ligjit nuk të mbron dot mandati i deputetit. Duhet të kemi moral politik, Berisha lideri i madh suprem që i kemi shkuar të gjithë mbrapa, paska frikë nga SPAK? I gjithë grupi i foltores, ka një narrativë të tmerrshme dhe sulmojmë gjyqtaren që ka në dorë cështjen”- tha Valteri.

Gazetari Poli Hoxha tha se Berisha ka ndërtuar një botë paralele, duke konsideruar gabim si SPAK-un edhe GJKKO dhe institucionet e drejtësisë. Ai tha se e gjithë kjo botë paralele është ndërtuar nga Berisha që pasi u shpall “non-grata”, ku deklaronte se do t’i hiqej shpejt dhe se çështjen do e çonte në gjykatë të Parisit.

"Këtu klasa politike na ka ndërtuar një botë paralele dhe ne merremi me këtë botë. Rama flet sikur Beqaj dhe Ahmetaj nuk janë të botës së tij. Berisha krijoi botë paralele me ‘non-gratën’, duke thënë se do ta heqë shpejt se do e shohim në gjyqin e Parisit. Edhe Rithemelimi, i gjithi ishte një mirazh.  Aq veta sa nxjerr Berisha ia sjell Mziu për 5 minuta. Tani erdhi puna e hetimit dhe kriojoi një botë paralele duke thënë se SPAK-u ka gabuar. Non-grata mbeti e tillë, në hetim është i prezumuar. Ai proces do bëhet, do shkojë atje me apo pa pranga dhe të japë gjeneralitetet si çdo qytetar”- tha gazetari.

Ai shtoi se pavarësisht se GJKKO po shtynte seancat duke pranuar kërkesat e avokatëve të ish-kryeministrit, kjo është gjëja e duhur pasi Berisha në fund do të mbetet pa asnjë alibi.

Ndërsa deputeti i PD, Xhelal Mziu tha se nuk shqetësohet nga ajo që mund t’i ndodhë Berishës por nga mos-respektimi i Kushtetutës, teksa u shpreh i gatshëm të votojë në Kuvend projektligjin për heqjen e imunitetit të deputetit.

Ora 22:18
Akuzat e Berishës se Rama kontrollon SPAK, Poli Hoxha: Atëherë pse nuk i bën protestat tek zyra e ‘gogolit’ por i bën para gjykatave?

 

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar deklaratat e Sali Berishës sa i takon akuzave të tij ndaj SPAK që e konsideron si institucion që kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Poli Hoxha ngriti pyetjen se përse Sali Berisha proteston para gjykatës së Lartë dhe GJKKO nëse mendon se institucionet e drejtësisë drejtohen nga Rama dhe nuk protestojnë para zyrës së këtij të fundit.

“Ramës i ka hyrë në oborr. Shumë afër, aq afër sa nuk e zë gjumi. Këtë ta jap unë si lajm. Nëse do bësh analizën ftohtë fare, Rama ka të paktën 2 vjet që pavarësisht nga skandalet e mëdha, politikisht nuk ndihet i shqetësuar dhe kjo është meritë e Berishës. Por edhe nga ana juridike vendimi që është ngritur për Berishën. Unë kam vetëm një pyetje, pse nuk i bën protestat tek zyra e këtij ‘gogolit’ por thërret protestat tek gjykatat”- u shpreh Hoxha duke iu referuar protestave të fundit të Berishës para gjykatave me numër tepër të ulët pjesëmarrësish. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nikola: 28/12/2023 22:20

    halit valteri ...what a joke hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?