Bota

Zonja e Parë e SHBA-së do të vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë

2 Maj 2022, 11:40| Përditesimi: 2 Maj 2022, 11:43

  • Share

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, do të vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë nga data 5 deri më 9 maj, për të takuar anëtarë të shërbimeve amerikane atje, refugjatë ukrainas, punonjës të organizatave humanitare e të tjerë, bëri të ditur zyra e saj.

Rumania dhe Sllovakia vende anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian kanë pranuar qindra mijëra refugjatë nga Ukraina, që kur Rusia ka nisur pushtimin e saj, më 24 shkurt.

Udhëtimi i zonjës Biden pason udhëtimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Kiev, në fundjavën e shkuar. Pelosi u takua atje me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, afro 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit. Mbi 3 milionë janë vendosur në Poloni. Rumania, ndërkaq, ka pranuar 817,000 dhe Sllovakia gati 372,000.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar një paketë të madhe, në vlerë prej 33 miliardë dollarësh, për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës./REL


Lajmi kryesor:

Bombardohet Odessa, vritet një 15-vjeçar në kishë! Nën sulmet ruse edhe Mariupoli! Berlini: Gati për embargo ndaj naftës ruse! Përfshihet nga flakët fabrika e barutit në Rusi


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?