Magazina ku ka rënë zjarri

Përfshihet nga flakët një magazinë ambalazhesh në Maliq, raportohet për dëme materiale

27 Maj 2022, 17:23| Përditesimi: 27 Maj 2022, 18:16

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt në fshatin Burimas të baskisë Maliq. 

Sipas burimeve bëhet fjalë për një magazinë e cila mbante brenda ambalazhe(kuti kartoni) për mbajtjen e frutave, mollëve.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për dëme në njerëz.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur eliminimin  e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës e cila ishte ngjitur me magazinën.

Zjarri ka rënë rreth orës 13 e 20 minuta.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?