Zjarr i frikshëm në Elbasan, flakët përfshijnë pjesën e jashtme të fabrikës së plastikës, rrezikoi dhe të tjerat! Shpëtojnë punëtorët (VIDEO)

4 Shtator, 15:08| Përditesimi: 4 Shtator, 22:53

  • Share

Elbasan- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pjesën e jashtme të fabrikës së përpunimit të plastikës në zonën e ish Metalurgjikut në Elbasan pasditen e sotme. 

Zjarri u raportua rreth orës 14:40 minuta, ndërsa shtëllungat e mëdha dhe të zeza të tymit të ndihmuar edhe nga era mbuluan gjithë qytetin.

Flakët që dyshohet të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, përfshinë tuba dhe arka plastike që ndodheshin në pjesën e jashtme të fabrikës duke rrezkuar dhe fabrikat që ndodheshin ngjitur në zonën e ish Metalurgjikut në Bradashesh, ku vepron dhe KURUM

"Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë të përpunimit të plastikës, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike, informoi policia e Elbasanit. 

Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave aty pranë tregoi momentet e rrezikshme kur ra zjarri ndërkohë që në fabrikën e përpunimit të plastikës vijonte puna. Punëtori tregon se shkak ishte tensioni i lartë.

“Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit.

Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë', thotë Maringlen Çollaku.

Për të shuar zjarrin që fatmirësisht nuk la pas të lënduar, u desh ndërhyrja e 10 mjeteve zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivëve, jo vetëm nga Elbasani por edhe nga Tirana.

“Zjarri ka përfshirë pjesën e jashtme të fabrikës. Janë djegur tuba plastike dhe arka. Është bërë izolimi i vatrës së zjarrit duke shpëtuar fabrikat ngjitur. Në operacion kanë marrë pjesë 10 mjete zjarrfikëse nga bashkitë e qarkut dhe bashkia. Rreth 40 efektiv zjarrfikëse. Nga ky zjarr nuk ka asnjë të lënduar. Paraprakisht mendohet të jetë aksidental”, u shpreh drejtori zjarrfikëses Elbasan e Emirion Sota.

Për shkak edhe të lëndëve që digjeshin, drejtori i zjarrfikëses Gramsh Ilir Llapushi tha se vatra ishte e vështirë.

“Këto janë zjarre të vështirë se janë lëndë plastike dhe lehtësisht të djegshëm. U punua me kundra gaz”, tregoi drejtori i zjarrfikëses Gramsh Ilir Llapushi.

Për më shumë se një 1 orë zjarrfikëset luftuan me flakët dhe arritën ta vinin nën kontroll, ndërsa shtëllungat e mëdha të tymit të favorizuara dhe nga era mbuluan të gjithë qytetin. Fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi të gjithë punonjësit dhe stafi arriti të evakuoheshin por vetëm dëme materiale. 

Ora 16:50
Elbasan/ Pamjet brenda fabrikës së përfshirë nga flakët, dhjetra thasë të mëdhenj plot me plastikë në oborr! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë

 

Zjarri në pjesën e jashtme të fabrikës së përpunimit të plastikës tek ish Metalurgjiku, do të kishte shkaktuar një katastrofë nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamje nga flakët që përfshinë pjesën e jashtme të fabrikës ku ndodhen grumbuj me dhjetra thasë të mëdha të mbushur me plastikë. Një zjarrfikëse ndodhet në oborr dhe zjarrfikësit përpiqen të izolojnë flakët që të mos përhapet dhe më tej. 

Ora 16:28
Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ flet dëshmitari: Shkak, tensioni i lartë ardhur nga KESH-i

1725460374_deshmitarineelbasan.JPG

Lidhur me zjarri në një fabrikë tek Metalurgjiku në Elbasan, ka folur një dëshmitar për mediat.

Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave aty pranë fabrikës ku ra zjarri tregoi momentet e rrezikshme ku tymi dhe zjarri përfshinë një fabrikë që prodhon plastikë.

Ai thotë për mediat se ishte shumë e rrezikshme, ndërsa fajin ia vë tensionit të lartë dhe KESH, për rrymën që erdhi 285 volt, mbi normalen.

'Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë', thotë Maringlen Çollaku.

Ora 15:39
VIDEO/ Pamje të reja nga zjarri në fabrikën e plastikës tek ish Metalurgjiku

Pamje të reja nga zjarri që ka përfshirë fabrikën e plastikës në ish-kombinatin metalurgjik.

Flakët janë të fuqishme dhe përhapen me shpejtësi. Ndërkohë që një tym I madh ka mbyluar të gjithë vendin.

 

Ora 15:31
Zjarri i madh tek ish kombinatin metalurgjik! Policia zbulon shkakun e flakëve në fabrikën e plastikës, rrethon zonën (VIDEO)

Situata është tepër e rëndë. Zjarri po i afrohet dhe fabrikave të tjera. informon gazetari i Report Tv.  

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervini: 04/09/2024 17:31

    E helmuan Elbasanin plehrat. Nga nje ane keta, nga ana tjeter Kurum e Ferrokromi, rastet e kancerit ne Elbasan me te larta se kudo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?