Zhvillimi i turizmit kërkon më shumë profesionistë! Qeveria orienton të rinjtë drejt arsimit profesional

18 Shtator, 19:59| Përditesimi: 18 Shtator, 20:06

  • Share

Rritja e Shqipërisë turistike kërkon që nevojat e tregut për krah pune të kualifikuar të jenë gjithnjë e më të mëdha dhe kjo kërkon rritjen e rolit të shkollave profesionale.

Me ketë mesazh, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përsëriti edhe një herë prioritetin që qeveria i jep arsimit profesional gjatë një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” në Durrës , ku studiojnë mbi 400 nxënës në degën e hoteleri-turizmit.

‘Ka patur një lloj paragjykimi për shkollat profesionale, por ia si erdhi puna dhe kërkesa e tregut nga imponon… ka më shumë gjasa të integrohet në tregun e punës.’- tha Kumbaro.

E shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirano Sako, Kumbaro kishte një porosi të veccantë për nxënësit.

Nga Durrësi dy ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama i cili inspektoi një tjetër shkollë profesionale atë të “Beqir Çelës” premtoi më shumë investime dhe vëmendje të qeverisë drejt arsimit profesional.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?