Ina Zhupa në Report Tv: S’është problem ‘non grata’ e Berishës për zgjedhjet, por që mbahet në arrest pa asnjë akuzë

25 Qershor, 13:58| Përditesimi: 25 Qershor, 14:33

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se fakti që Sali Berisha, të cilit gjykata e Apelit i dha logon dhe vulën e PD-së, është i shpallur non grata nga SHBA dhe nga Britania e Madhe, nuk është problem për marrjen në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshme. Zhupa deklaroi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se problem, është fakti se po mbahet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë. Deputetja demokrate tha se Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën elektorale që do të mbahet për zgjedhjet parlamentare.

‘Në momentin kur të gjithë demokratët janë shumicë kanë strukturat e tyre e kundërta do të ishte çudi. Kur zbatohet vullneti i demokratëve procedurat ligjore është ajo që është PD, s’ka pse të ndërhyrë akuzash. Janë shumica që kanë sytë nga ne, ishte një beteja artificiale dhe pushteti gjyqësor ndërhyri për ta zgjatur. Jo non grata, por i arrestuar politikisht, nuk mendoj se është qenit non grata është problematik për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Mendoj se problematik është që lideri i opozitës mbahet në arrest shtëpie. PD ka disa detyra themelore para se të diskutojë për fitore, detyra e vet themelore është programi ekipi. Betejën për non grata po e ndjek në rrugët e e veta ligjore. Berisha nuk ka asnjë akuzë ligjore as brenda vendit dhe as jashtë vendit. Lideri i opozitës mbahet në arrest kot.

Jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Ju doni ta merrni të mirëqenë se Berisha do të jetë i burgosur. Në fushatën politike për zgjedhjet parlamentare do të jetë Sali Berisha. Kemi kërkesë për një qeveri teknike si një parakusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.’- tha Zhupa.

E pyetur në lidhje me largimin e Eneklejd Alibeajt nga grupi parlamentar u PD-së, Zhupa u shpreh se ai duhet të jetë pjesë e PD-së, ashtu si edhe Basha, kjo pasi i kanë marrë shumë kësaj partie dhe e kanë detyrimin të qëndrojnë.

‘E habitshme është se Alibeaj ka vendosur të largohet dhe Basha vazhdon të jetë akoma anëtar i grupit të PD-së dhe pjesa tjetër.  Për mua edhe Basha edhe Alibeaj duhet të jenë. Kanë marrë shumë nga PD dhe kanë detyrimin që të qëndrojnë në këtë parti. PD i mirëpret në kontributet e veta.’- tha Zhupa.

Ora 14:24
Ina Zhupa: Alfred Peza pushoi njerëz në RTSH për tekat e tij, jo për reforma! Ku do i çoj ato para, meqë nuk bleu dot Euro 2024

1719315797_inazhupa.png

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa nuk i ka kursyer kritikat ndaj Alfred Pezëës, drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, në lidhje me drejtimin e televizionit publik. Një ditë pas raportimit në Komisionin e Medias dhe Edukimi të Pezës, Zhupa tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se drejtori i RTSH-së ka pushuar njerëz nga puna për tekat e tij dhe jo për reforma.

‘Mos besoni përrallat e Pezë ka shkarkuar 144 veta dhe ka marrë në punë 155 të tjerë. Ka hequr disa njerëz që nuk i pëlqenin Pezës me nga 30 vite me eksperiencë në RTSH. RTSH nuk është pronë e Alfred Pezës. Nëse ka pasur abuzime ka për detyrë të çojë për ndjekje ish-drejtorin që i ka mbajtur në punë. Janë 46 procese të pranuara nga gjykata me 3 procese të fituara pasi nuk vërteton dot ato që thotë. Ka pushuar njerëz pasi nuk plotësonin tekat e tij. Rastësisht janë njerëz që kanë punuar me Pezën.

Më vjen shumë keq kur në 13 rekomandime detyrime që i ka dhënë kuvendi nuk ka zbatuara asnjë, kur të ardhurat nga reklama kanë ranë 67%, kur nuk arriti të merrte asnjë të drejtë ekskluzive. Pse e merrnin më parë?! Kanë marrë Champions League, Botërorin, Evropianin, atëherë nuk kushtonin apo pati më shumë eksperiencë. Meqë si mori këto të drejta ekskluzive ku do tua shohim hajrin këtyre parave?!’- u shpreh Zhupa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?