Garda e Republikës

Zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi do të drejtoj këtë institucion

7 Shtator, 09:40| Përditesimi: 7 Shtator, 09:42

  • Share

TIRANË - Ermal Onuzi do të jetë kreu i ri i Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ai u emërua pas dorëheqjes së ish kreut të Gardës, Gramoz Sakos, që mbajti këtë post më parë.

Zgjedhja e kreut të ri të Gardës u krye me anë të një konkursi ku pjesëmarrës ishin 6 kandidatë, përfshi edhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Pas një procesi intervistash dhe vlerësimesh, Ermal Onuzi doli fitues dhe do të udhëheq Gardën e Republikës.

Ermal Onuzi ka një sfond profesional në siguri, duke punuar më parë për një kompani konçesionare. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?