‘Zgjedhorja’, Bejko në Report Tv: Pazar, Berisha do të mbrohet nga drejtësia! Mërtiri: Ia dha zgjedhjet Ramës në tavolinë, kërkon të mbijetojë si lideri i opozitës

25 Korrik, 18:41| Përditesimi: 25 Korrik, 19:47

  • Share

Ish-deputeti Roland Bejko e quan pazar Reformën Zgjedhore, ndryshime të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend, duke thënë se është seria e dytë e ‘filmit’ të 2008 dhe një vijim i pazarit Rama-Berisha. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejko thotë se ky Pazar i duhej Berishës që mbrojë veten nga drejtësia dhe kështu i dhuroi Ramës mandatin e katërt.

“Është Pazar si seri e dytë e filmit të parë në vitin 2008. Atë Pazar që bëri Berisha dhe Rama për ta dëmtuar demokracinë dhe për të fuqizuar pushtetin e tyre, për të qenë ata kontrolluesit absolut të partive të tyre. I duhet Berishës të kontrollojë partinë që të mbrojë veten nga sulmet e drejtësisë, jo vetëm Berishës, i duhet edhe Ramës. Berisha garancinë e ka të Rama, i dha mandatin Ramës”, tha Bejko në Report Tv.

Njëjtë edhe analisti Ergys Mërtiti thotë se Berisha i dorëzoi zgjedhjet Ramës në tavolinë me qëllimin e vetëm që të mbijetojë duke qenë lideri i opozitës. Për Mërtirin, Rama i ka bërë llogaritë si duhet, por problemi qëndron tek opozita që futet në marrëveshje dhe zgjedh kodin më të keq për veten.

“Nuk është problem kur dy lider politikë bëjnë marrëveshje, kur përcaktojnë rregullat e lojës që të ndeshen me njëri-tjetrin. Rama ka maksimizuar hesapet e veta dhe i dalin mirë. Rama është komplet në rregull dhe është në të drejtën e vet të garantojë pushtet të përjetshëm. Por, si ka mundësi që opozita futet në këtë marrëveshje dhe zgjedh kodin më të keq për veten.

Si ka mundësi që opozita nuk kërkon kod elektoral që favorizon veten. Po se zgjodhi nuk e mund dot Ramën. Berisha ka zgjedhur që të mundë këta ta vegjlit, të mund të gjithë të tjerët që të jetë i vetmi lideri i opozitës dhe ia lë pushtetin 100% Ramës. I duhet të mbijetojë duke qenë lideri i opozitës dhe në këmbim të kësaj ai dorëzon në tavolinë zgjedhjet. E di që nuk bëhet do kryeministër, ai po lufton që të jetë lideri i opozitës. Luftë Berisha e ka me të tjerët, Bashën, Bejkon, Endri Shabanin, Lapjan”, tha Mërtiri.

PS dhe PD kanë arritur një konsensus për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë votimit të diasporës, por edhe hapjes së një pjesë të listës së deputetëve. Drafti i përbashkët kaloi në Komisionin e Ligjeve, ndërsa nesër pritet të miratohet në Kuvend. Ndryshimet parashikojnë votim parapëlqyes në 2/3 e kandidatëve, ndërsa 1/3 e fiksuar nga partia do të ketë prioritet në marrjen e mandatit

    Ora 18:57
    Sërish bashkëpunim me Bashën? Bejko: Po punojmë për një lëvizje të re politike, s’i mbyllim derën askujt që është kundër sistemit të vjetër

     

    Ish-deputeti Roland Bejko i ftuar në Report Tv tregoi arsyet e ndarjes nga Lulzim Basha. Sipas Bejkos, pas rikthimit Basha duhej të ishte në betejë dhe do duhej të kishte rishpikur veten.

    “Kam kohë që kisha menduar largimin nga Basha, për arsyen se u kthye me premtimin e madh që do bëj betejë politike. Aty ku e latë ju në zgjedhjet lokale, kam mbështetjen e SHBA. Që nga dita që u zgjodh kryetar deri në mes të janarit, nuk e shikojë gjëkundi. Duhet të jesh se s’bën në betejë. Ajo që duan të dinë qytetarët është sa i fortë je ti, sa i besueshme. Kishte kosto që rikthehej, i duhej që të kishte shpikur vetveten dhe të dalë mbi modelin që ka qenë para se të largohej. A mund të bashkohemi në të ardhmen? Nëse Basha e ka seriozisht luftën kundër kësaj klase të vjetër politike, kundër këtyre anti-demokratikëve”, tha Bejko në Report Tv.

    I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse po punon për një lëvizje të re, Bejko pohoi se janë në diskutime me figura që kanë qenë në PD dhe qytetarë të tjerë që janë angazhuar në politikë. Derën e bashkëpunimit nuk ia mbylli as Bashës, nëse kanë të njëjtat parime.

    “Është duke u negociuar qasje me një lëvizje të re tej Berishës, Bashës. Nuk mbyllet dera e bashkëpunimit me ata bashkëpunëtorë që janë kundër sistemit të vjetër. Për një lëvizje të re, po diskutohet me faktorë të ndryshëm, me ata që kanë qenë brenda PD sot dhe ndër vite dhe qytetarë të anagzhuar në politikë”, vijoi Bejko.

    SI.E.//ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?