Vangjel Tavo

Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak

9 Shtator, 17:22| Përditesimi: 9 Shtator, 18:15

  • Share

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që është hallka e fundit e ankimimit për rezultatin zgjedhor, i hapet rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak.

Në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 09/09/2024 19:51

    kualicioni " Bashke fitojme " eshte ne menyren me te padiskutueshme kualicioni bashke humbasim.KURE te largohet Saliu dhe Meta,dhe lakejt qe I rrethojne,atehere presim nje fitore.Lufta per nje opozite serioze eshte vendimtare per demokracine.Non gradatamente,hajdutet dhe kriminelet nuk sjellin demokraci.Kete duhet te dij populli yne dhe besoj se e ka mesue dhe do e tregoje me vote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?