Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme të Himarës është më e lartë nga ajo e votimit më 14 Maj 2023, kur u zgjodh me 19 vota diferencë ish-kryebashkiaku i dënuar Fredi Beleri.
KQZ njofton se deri në orën 11:00 kanë votuar 18,08%, ose mbi 4171 zgjedhës, në krahasim me 14,6% të vitit të kaluar. Tabela dhe krahasimet e tregojnë trendin elektoral.
Duke krahasuar shifrat statistikore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fasha orari përmbledhëse, dallohet qartë se kjo pjesëmarrje shkon në rreth 3-4 për qind diferencë.
Më konkretisht vetëm fasha e orarit të mëngjesit ka një shifër pothuajse të barabartë, pra e orës 08:00, teksa vitin e kaluar kishin votuar 2,18%, në krahasim me 2,8% ditën e sotme (4 gusht 2024).
Dhe diferenca thellohet në orën 09:00, me 7.09% ditën e sotme, në krahasim me 4,93% që ishte më 14 maj 2023.
Sipas raportimeve nga 34 qendrat e votimit deri në orën 10:00 të mëngjesit, ky numër votuesish ka shkuar në 12,44% pjesëmarrjeje, duke dalluar ndjeshëm nga viti i kaluar, me 9,74%.
Dhe publikimi i fundit zyrtar i shifrave vjen nga ai i orës 11:00, ku pjesëmarrja në votim ka shkuar në 18,08% në 36 qendra votimi të raportuara, teksa vitin e shkuar kjo shifër ishte në 14,6%, pothuajse më të njëjtin numër qendrash.
Sipas KQZ, deri në orën e mësipërme kishin votuar 4171 zgjedhës, nga mbi 23 mijë të regjistruar.
Lajmi kryesor:
Himara zgjedh sot kryetarin e ri, mbyllet votimi! Mbi 1000 votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara! Në lista 6 mijë votues me ID të skaduara (Raportimi live)
A.Q//ReportTv.al