Zgjedhjet 2025/ Topalli, Spaho e Baçi jashtë drejtimit! Ja lëvizjet brenda PD-së! I qëndruan pranë në ditët më të vështira, si u spostuan mbështetësit e Berishës

5 Shtator, 16:50| Përditesimi: 5 Shtator, 18:27

  • Share

Me caktimin e drejtuesve politikë të qarqeve në Partinë Demokratike (PD), kanë nisur të shfaqen pakënaqësitë e para. Ish-drejtuesit e qarqeve, të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë mbështetur Sali Berishën dhe tani janë lënë jashtë drejtimit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, megjithëse jo publikisht.

Jashtë drejtimit të qarqeve kanë mbetur:

– Ikën Jozefina Topalli, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte drejtuese e Lezhës  - Caktohet Agron Gjekmarkaj
Ikën Edmond Spaho, që në vitin 2021 drejtoi qarkun e Korçës - Caktohet Ivi Kaso
– Ikën Luan Baçi, që në 2021 drejtoi qarkun Fier -  Caktohet Gazment Bardhi
- Ikën Tomorr Alizoti  ish drejtuesi i qarkut Berat -  Caktohet Eno Bozdo 
- Ikën Isuf Çela - që në 2021 drejtoi qarkun Kukës - Caktohet Flamur Hoxha.

Edhe mbështetës të tjerë të kryetarit të PD-së gjatë tre viteve, periudhë në të cilën Sali Berisha zhvilloi betejën brenda partisë, janë ndjerë të zhgënjyer. 

PD me aspak besim tek gratë e partisë, hartoi një listë me 12 drejtues politik burra që do të udhëheqin fushatën dhe punën në terren deri në zgjedhjet e pranverës 2025.  Burime i thanë Report tv se Edit’h Harxhi duke iu drejtuar Flamur Nokës që kryesonte mbledhjen, tha se është e paprecedentë që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua, duke u shprehur e turpëruar që PD, që dikur i ka dhënë besimin grave edhe në kohë më të vështira sic kanë qënë zgjedhjet e 1996-ës, tashmë është kthyer në parti burrash.

Megjithatë, të pakënaqurit Berisha u përpoq t’i ngushëllojë se vendin e sigurt në lista për kandidatë, nuk e kanë as drejtuesit e politik pasi më parë duhet të kalojnë filtrin e primareve. Në këtë linjë, të vetmit që mund ta kenë të sigurtë kandidimin në qarqet përkatëse janë Leskaj, Shehi, Gjekmarkaj e Flamur Hoxha, të cilët janë në qarqet ku kanë dalë deputetë edhe në 2021.

Albana Vokshi drejtuese e Forumit të Gruas do të ketë përgjegjësi në shkallë vendi për organizimin e forumit dhe mobilizimit të grave. Ndërsa kreu i FRPD, Besard Xhaferri, do të merret me organizmin e të rinjve në të gjithë vendin.

Lëvizjet
Lezhë

Ikën Jozefina Topalli
Vjen Agron Gjekmarkaj
Korçë
Ikën Edmond Spaho
Vjen Ivi Kaso
Berat
Ikën Tomorr Alizoti
Vjen Eno Bozdo
Fier
Ikën Luan Baçi
Vjen Gazment Bardhi
Kukës
Ikën Isuf Çela
Vjen Flamur Hoxha

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2024 03:01

    Berisha po imiton Ramen, /shaffle and reshaffle/ antaresine kryesore te partise pa levizur veten asnjehere dhe duke i lene /qente/ te zihen mes tyre per kockat qe u hedh dhe natyrisht qe ne fund i mban /ne gjemba/ me gogolin e /primareve/ qe vetem te tilla nuk jane.

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 05/09/2024 18:36

    Gjēja mē e bukur qē ka bēr Doktor Bērisha ēshtē nxjerja prej zhelesh e Jozefina spiunia e sigurimit tē shtetit jasht partis.E gjithashtu nxjerja jasht e Tomor kak Alizotit jasht gjēja e vetme e mir qē ka bēr Doktor Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?