Zgjedhjet 2025, PD rrezikon të humbë tjetër aleat! Duka për Report Tv: ‘Aksionet’ e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurt

29 Shtator, 14:00| Përditesimi: 29 Shtator, 14:09

  • Share

Në mesin e betejave ligjore me drejtësinë, atyre politike me Edi Ramën, e mos-bindjes civile të paralajmëruar pas arrestimit të deputetit të saj Ervin Salianjit, Partia Demokratike pritet të nisë edhe një tjetër sfidë të rëndësishme: atë të negociatave me aleatët për të qenë bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mes tyre, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste është ende mes dilemës nëse duhet t’i bashkohet apo jo koalicionit opozitar për sfidën e radhës elektorale.

Për Report Tv, ai thotë se Kodi Zgjedhor u imponon partive të vogla strehimin nën një koalicion, por PD duhet të vlerësojë drejt votat që Partia e tij ka kapacitetin t’i sjellë.

“Kodi Zgjedhor aktual është penalizues për partitë e vogla. Në këto kushte, partitë e dimensioneve tona, e kanë të domosdoshme të bashkëpunojnë me një nga blloqet e mëdha, PD ose PS. Nëse PD do të na mbajë në konsideratë, të na vlerësojë siç duam ne, atëherë mund të futemi me PD, në kushtet aktuale, është mundësia e vetme për të pasur përfaqësues në parlament.  Aksionet tona, janë votat tona, nuk bëhet fjalë për kushte, në zgjedhjet e fundit vendore morën 44 mijë vota.. Ne i ofrojmë votat, sipas këtyre votave, ne na takon të kemi më shumë se 1 mandat në listat hermetike të mbyllura, ndërsa jashtë duam në çdo qark, sepse s’kemi si i mbledhim votat, nëse shihet e arsyeshme, heqim vetëm nga qarqet e vogla”, tha Agron Duka.

Megjithatë, Duka pranon se opozitës i duhet ende shumë punë për të qenë gati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Përsa i përket cështjeve organizative, nuk e shoh mirë, ka probleme të menaxhimit, drejtuesi i opozitës është në arrest, nuk bëhet fushatë elektorale, në mënyrë virtuale. Këto janë kosto të opozitës, është e paorganizuar aty ku duhet”

I gjendur në këto dilema, Agron Duka nuk do t’i thoshte jo, një aleance të mundshme me Edi Ramën, duke i rrezikuar PD-së humbjen e një prej aleatëve me më shumë vota.

Pyetje: A keni vijë të kuqe për bashkëpunim?
Përgjigje: Nuk kemi!

Gjithsesi Trenin e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025 e kanë braktisur tashmë disa prej aleatëve. Të parët që zbritën në stacion ishin çamët e Shpëtim Idrizit, bashkë me një numër të madh votash. Pas tyre edhe Dashamir Shehi aleat tradicional i Partisë Demokratike shpalli divorcin me demokratët duke paralajmëruar një koalicion të ri opozitar.

Besnikë vijon t’i qëndrojë Ilir Meta e të vegjlit si Dule, Mediu e Ndoka, që gjithsesi llogaritë elektorale i kanë ende në tryezë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 29/09/2024 21:44

    Me cfare platforme elektorale do dalesh ne zgjedhje zoteri

    Përgjigju
  • Jaho: 29/09/2024 20:03

    Se na e shpifet me kete lajm, madje e keni kryelajm. Kush e begenis me kete trap qe nuk e voton as Shijaku i tij.

    Përgjigju
  • Durres: 29/09/2024 17:21

    Futi ndonje dopio raki, se ka kohe per zgjedhjet.

    Përgjigju
  • XXX: 29/09/2024 17:07

    Po ty ste voton as gruaja jote o legen.

    Përgjigju
  • Pd_PS: 29/09/2024 16:38

    Kokra e legenit ky lloj soji.

    Përgjigju
  • Analizza: 29/09/2024 16:35

    Duka as vet nuk del deputet me hapjen e kampionatit me serbine le ta provoje veten ky del nga politika ! Vetem Po e mori Rama aleat gome rezerve

    Përgjigju
    • Biku: 29/09/2024 21:59

      Eshte tjeter Duka ai i fshf o miku. Lot

  • Tani: 29/09/2024 15:42

    Ja per te mos patur keta duheshin listat e hapura Normal qe dhe me lista te hapura keta tipa do i blinin votot dhe do beshin deputet por ama 1 kane harxhuar shume lek qe i kane shperndare ne populll per ti blere. 2 nuk do jene te varur nga kryetari o partise. Por do jene sipas interesit. Dhe kjo eshte me e mire se i varur nga kryetari.

    Përgjigju
  • Lexues: 29/09/2024 15:17

    Politika si biznes. Me jep 2 deputete te te jap 40 mije zgjedhes. Cfare programi elektoral ke mor langaraq? Edhe ku i mban keta 40 mije skllever votat e te cileve po shet ne treg?

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 29/09/2024 14:49

    Mos u lodh kot o Gone se Edi nuk ju llogarit , shko atje ku ke qene , pse po largohesh sepse edhe pd nuk te pranoterapia tani .dilni me vete .qe te shikoni se sa ju vlen lekura .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?