Foto ilustruese

Zgjedhja e Berishës kryetar, PD mbledh të shtunën më 28 maj Këshillin Kombëtar

23 Maj 2022, 21:31| Përditesimi: 23 Maj 2022, 21:51

  • Share

TIRANË- Një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD-së, Edi Paloka ka thirrur të shtunën Këshillin Kombëtar. Mësohet se në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e partisë.

"Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD! Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD. Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD. Edi Paloka. Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD", thuhet në njoftim. 

Në zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë, në 22 maj, Sali Berisha fitoi duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Elezi ka arritur që të marrë vetëm 2532 vota, duke mos fituar në asnjë degë, as në Kukës, të cilën e ka drejtuar vetë më herët.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?