Bota

Zelensky: Rusia po e përdor luftën në Ukrainë për të krijuar kaos në botë

14 Maj 2022, 07:30| Përditesimi: 14 Maj 2022, 07:33

  • Share

1652365881_Capture.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim mbrëmjen e djeshme ku ka folur për situaten aktuale në Ukrainë duke u ndalur tek ajo që edhe ekspertët kanë deklaruar se bllokada në Detin e Zi mund të krijojë një krizë ushqimore globale.

Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën para pushtimit rus prandaj Zelensky përsëriti dhe njëherë akuzat se Rusia po e përdor luftën në Ukrainë si një strategji të qëllimshme për të krijuar kaos në botë.

"Zyrtarët rusë po kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra vende", tha Zelensky.

"Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat", shtoi Zelensky duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë.


Lajmi kryesor:

Presidenti finlandez-Putinit: Duam të bëhemi pjesë e NATO-s! Kremlini: Fundi i neutralitetit është një gabim! Moska i ndërpret energjinë elektrike Helsinkit


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?