Zelensky: Rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara

27 Maj 2022, 18:11| Përditesimi: 27 Maj 2022, 18:22

  • Share

Volodymir Zelensky ka folur rreth sasisë së drithërave të bllokuara dhe pamundësisë së shpërndarjes së tyre në tregjet ndërkombëtare për shkak të Rusisë.

“Sot ka 22 milionë tonë drithë në kapanone dhe nuk mund t’i furnizojmë në tregjet ndërkombëtare”, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit pothuajse gjysma e eksporteve të grurit ukrainas janë ndalur pasi Rusia vazhdon të bllokojë rrugët kryesore të eksportit përmes detit të Zi dhe Azov.

Zelensky, foli për "CNN", për një "katastrofë" të mundshme për sigurinë globale të ushqimit në një lidhje me video në një forum indonezian


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?