Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky

Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse

29 Nëntor, 22:48| Përditesimi: 29 Nëntor, 22:55

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky heq dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të anëtarësimit në Nato. Presidenti Zelensky ka dhënë publikisht dakordësinë për një skenar që mund të cojë drejt fundit luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për Sky News ai ka thënë se ofrimi i anëtarësimit në NATO të Ukrainës, ndërkohë që lejon Rusinë të mbajë territorin e saj të kapur për momentin, mund të jetë një zgjidhje për t'i dhënë fund "fazës së nxehtë" të luftës.

Aktualisht zonat e sulmuara nga Rusia dhe të cilësuara si të pushtuara janë Donetsk, Luhansk, Krimea, Mikolaiv dhe zonat te tjera pranë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babale: 30/11/2024 07:45

    Ky qelbesira vrau popullin gjoja nuk donte te leshonte asnje meter katror dhe tani qe jane vrare me mijera eshte gati te jap ato territore por ky nuk e kupton qe kete legen nuk e pranon njeri per bisedime sepse kur ju be oferta qe ne fillim pa ber lufte dhe pa u vrare njeri thjesht te mos fuste vendin ne Nato

    Përgjigju
  • Andi: 30/11/2024 00:22

    Nuk është i saktë lajmi sepse Zelensky thotë që nuk mund t'i jepet territor Rusisë nga pjesa që njihet ndërkombëtarisht si Ukrainë. Zelensky kërkon që Ukraina të pranohet në Nato.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?