Zbulohet një variant i ri i COVID

21 Janar 2022, 17:38| Përditesimi: 21 Janar 2022, 17:40

  • Share

Megjithëse në gjithë Evropën, qeveritë kanë shprehur synimet e tyre për të lehtësuar kufizimet e lidhura me COVID-19, spektri i një valë tjetër të virusit po ngjall shqetësim në komunitetin shkencor.

Një nënvariant i ri i Omicron, i quajtur BA.2, i cili po emërtohet me emrin "Stealth Omicron", duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, duke përfshirë Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po kalon variantet e tjera të Omicron, ky nënvariant po ngjall frikë si një nga llojet më të transmetueshëm të koronavirusit, i cili po përhapet në mënyrë aktive në komunitet.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi BA.2 si një variant i cili po shqyrtohet nga ekspertët, ndërsa theksoi se normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta. Agjencia tha se do të ndërmarrin analiza të mëtejshme.

‘Është natyra e viruseve të evoluojnë dhe të ndryshojnë, kështu që duhet të pritet që ne të vazhdojmë të shohim variante të reja të shfaqen ndërsa pandemia vazhdon.’ Tha, Dr Meera Chand.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?