Sali Berisha

Zbardhen debatet në mbledhjen e deputetëve të PD/ Paloka: Duhet destabilizim! Shehu e Baçi: E rëndësishme është të lirohet Berisha

2 Shtator, 18:58| Përditesimi: 2 Shtator, 19:02

  • Share

Në mbledhjen e parë pas pushimeve të verës, deputetët demokratë kanë debatuar mbi mënyrën se si duhet të sillen në këtë vit të fundit në Kuvend përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Disa prej deputetëve kanë pasur këndvështrime të ndryshme, për sjelljen e opozitës në Kuvend.

Deputeti Edi Paloka, ish-kryetar i grupit parlamentar demokrat, mësohet se ka folur për një radikalizim të opozitës, ku theksi duhet të vihet pikërisht te qeveria teknike.

“Ne nuk mund të qëndrojmë kaq të butë në Parlament, nuk mund të rrimë aty dhe të votojmë ligje. Ne duhet të bëjmë protesta, duhet të bëjmë destabilizim. Nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën. Pa qeveri teknike nuk i fitojmë dot zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Paloka.

Nga ana tjetër, Bujar Leskaj është shprehur skeptik për forcën e opozitës në këtë drejtim. “Pa qeveri teknike i kemi të humbura zgjedhjet. Dakord që duhet të bëjmë destabilizim, por a e bëjmë dot? Se kemi pasur raste të tjera që i kemi hyrë kësaj rruge dhe nuk e kemi çuar dot aty ku duam”, është shprehur Leskaj.

Top Channel citon burime të cilat bëjnë të ditur se dy deputetët e tjerë, Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë pasur një tjetër këndvështrim. Sipas tyre, pikë kryesore e agjendës së opozitës, duhet të jetë kërkesa për lirimin e liderit të PD-së, Sali Berisha.

“Për ne kryefjalë e agjendës sonë politike duhet të jetë vetëm një, lirimi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Agjenda jonë nuk duhet të përmbajë asnjë pikë tjetër”, është shprehur Shehu, që është mbështetur edhe deputeti i Fierit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi: 03/09/2024 06:27

    Palisades do destabilising ? Po I pari qe do kete pasoja ne to qe e kerkon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?