Zaloshnja: 60% e demokratëve me Berishën, 20% me Alibeajn, 20% me asnjërin! Zgjedhja e presidentit, manovër e Ramës për të përçarë edhe më shumë demokratët

10 Maj 2022, 12:38| Përditesimi: 10 Maj 2022, 13:07

  • Share

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, duket se i ka përçarë edhe më shumë demokratët, të cilët tashmë janë ndarë në tre grupe, ato që mbështesin Sali Berishën, ato që mbështesin Enkelejd Alibeajn dhe tashmë po krijohet një grup i tretë që nuk po përkrah asnjërin. Analisti, Eduard Zaloshnja, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se kjo për1#arje e grupit parlamentar është reflektuar edhe në elektoratin e djathtë. Nga sondazhet, thotë Zaloshnja, është kontestuar një raport 6-2-2, pra që 60% janë të Berishës, 20% të Alibeajt dhe 20% nuk janë me asnjërit.

‘Kjo ndarje brenda grupit parlamentar, e kam konstatuar edhe në elektoratin e djathtë. Nga sondazhet kam konstatuara se ka një raport 6-2-2, pra 6 janë të Berishës, dy të Alibeajt dhe 2 nuk janë me asnjërit. Pra në një farë mënyrë ky është raporti ne elektorat dhe besoj se i njëjti raport është edhe në bazën e partisë, në seksionet e partisë dhe në drejtuesit lokal. Ne grupin parlamentar kuptohet se këta njerëz kanë kontakt me bazën. Kjo reflektohet dhe në grupin parlamentar. Për çdo çështje besoj se do të kemi një konturim. Një pjesë e madhe e bazës përkrah haptazi Berishën, një presë Alibeajn dhe një pjesë është se ku aty mjedis që nuk anon as këtej as andej.’- tha Zaloshnja.

Megjithatë, sipas analistit, çështja në Partinë Demokratike, do të marrë një drejtim pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë nëse do të rrëzojë Berishën, apo do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

‘Në momenti që gjykata e Apelit rrëzon vendimin e Shkallës së Parë do të kemi një përplasje të gjatë jurdike. Nëse mbetet në fuqi ky vendim, praktikisht Alibeaj nuk ka asnjë bazë legale të pretendojë për PD-së. Varët shumë nga vendimi politik. Nga vendimi i gjykatës do të ndahet shumë  se sa do jetë e përhershme kjo ndarje apo thjeshtë e përkohshme. Nëse vendimi i gjykatës së Apelit do të jetë pro Berishës, praktikisht Aliebeaj nuk ka më asnjë piketë juridike ku të mbahet. Aktualisht thotë se tani jam kryetar i grupit të PD-së, për aq kohë sa nuk ka një vendim përfundimtar të Gjykatës.’- u shpreh Zaloshnja.

Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, nga ana politike, Zaloshnja tha se sheh një manovër të Ramës për të përçarë edhe më shumë Partinë Demokratike.

‘Nga ana politike shoh një manovër të Ramës për të krijuar këtë çarjen brenda PD-së. Rama po i jep një shkak Alibeaj që të mbajë një qëndrim të tij dhe të grupit të tij që të jetë i ndryshëm nga qendrim i Berishës. Ramës i leverdis që PD të jetë e çarë në dy pjesë. Rama gjithsesi e ka shumë të thjeshtë pasi nëse nuk gjen konsensus i ka votat për të zgjedhur.’- u shpreh Zaloshnja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?