Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Pse PD e ka “harruar” Ilir Metën?

29 Tetor, 21:13| Përditesimi: 29 Tetor, 21:17

  • Share

Partia e Sali Berishës po bën përpjekje nga më kreativet sipas atyre që e kontrollojnë që të bëjnë lajm.

Si në Kuvend si në rrugët nacionale, për të krijuar një logjikë apo aksion politik jo në territor, por në shesh se ka kamera. E këtu është diskutimi çfarë opozita demonstron politikisht?

Që është siç e kanë thënë burgosjen e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike. Por ka një gjë që ulëret më shumë se militantët e paktë te kthesa e Kamzës. Askush nuk thotë “Free Ilir Meta”. Natyrisht protestat janë për axhendën e Sali Berishës, dhe kauzave të tyre, por mungesa e një akti politik ndaj Ilir Metës është ulëritëse.

PD nuk e “rruan” për kryetarin e Partisë së Lirisë, dhe në mënyrë literale asnjë nga Partia Demokratike nuk po proteston për Ilir Metën. Mund të jetë një tezë pak e ekzagjeruar por në realitet PD nuk ka një qëndrim politik për arrestimin e Ilir Metës.

E ky është një zhvillim. Një zhvillim që ka një logjikë dhe synim. PD nuk është e lumtur se është arrestuar Ilir Meta, por nga ana tjetër nuk po qan askush. Baza jo e jo pore dhe udhëheqja. Sidomos udhëheqja. E ky është një zhvillim politik i qartë.

PD e Sali Berishës edhe pse e konsideron Ilir Metën një të burgosur politik, nuk e ka një parullë për kreun e PL-së. Siç edhe Ilir Meta nuk e kishte për Sali Berishën. Ku në “Rrugën e Shpresës”, shkoi shumë vonë, dhe ku u fol shumë për këtë sjellje.

Që në të vërtetë tregon një realitet që nuk është politik në një opozitë, e cila është e bllokuar, e kontrolluar. Me arrestimin e Iir Metës, PD duhet të thonte jo vetëm kundërshtimet për aktin, pore dhe qëndrimet politike për faktin. Si e sheh ajo këtë proces? Si e sheh ajo rastin? Nuk se ka gjë të thotë se miza i djeg nën kësulë për doktorin.

Por edhe në këtë rast mund të dyfishonte dozën, por që nuk e bëri. Pse? Ja ky është qëndrimi politik, i cili tregon se PD kërkon një narrativë të re me Ilir Metën, Të cilin nuk e quan vijë të kuqe.

Sepse vija e kuqe e opozitës nuk ekziston, sepse ka bërë një pakt me të keqen. Por kjo është tjetër gjë, thelbi është se PD nuk ka kauzë arrestimin e Ilir Metës. Po pse nuk e ka kauzë? Ka vetëm një shpjegim; PD nuk e konsideron arrestimin e Ilir Metës një problem për të. Që në fakt është një realitet.

Madje shumica e militantëve të PD-së nuk mërziten nga arrestimi i Ilir Metës. Por thelbi është pse PD nuk e përkrah Ilir Metën? Sepse duket qartë se entuziazmi, emocioni apo njësia ndaj Metës në PD nuk ekziston, Për të mos e thënë se ka mjaft ndjesi pro ndaj arrestimit.

Të cilat nuk i tregon, e ky është një qëndrim, madje i qartë. PD nuk është mërzitur nga arrestimi i Ilir Metës, nuk ka qëndrim për të dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk e ka idenë që të dalë më të. Ja ky është zhvillim!

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapterri: 30/10/2024 00:50

    E kuptoni se ne çfare dekadence eshte opozita?Ka lider Flamur Noken.Nivel zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?