Wolves i kthehet ëndrrës së vjeter, Chelsea i vendos çmimin Brojës! Shqiptari do Milanin

5 Gusht, 15:11| Përditesimi: 5 Gusht, 15:54

  • Share

Chelsea dhe Enzo Maresca i kanë dhënë një mesazh të qartë sulmuesit të kombëtares shqiptare Armando Broja, që nuk është në planet e tyre për sezonin e ardhshëm. Madje 22-vjeçari nuk është preferuar asnjë minutë në 3 miqësoret e fundit, duke sugjeruar se alternativa e vetme është largimi nga blutë dhe oferta ka. Mediat në Britani shkruajnë se Wolves është rikthyer të interesohet për Brojën pas dëmtimit të Mateus Cunha, në një kohë kur braziliani ka gjasa edhe të largohet pasi është i kërkuar në merkato.

‘Ujqërit’ ishin shumë pranë Brojës edhe në janar, por vonesat nuk e realizuan transferimin, ndërsa këtë herë situata është ndryshe. Për të marrë Brojën nga Chelsea, Wolves i duhen 25 milionë paund.

Megjithatë ky transferim është në hapat e parë dhe tymi i bardhë është larg, ndërsa Everton mban një sy gjithashtu te shqiptari. Vetë Broja ka deklaruar se ka interes për të nga Anglia, Gjermani dhe Italia, me Juventusin që e llogarit bashkë me Vlahovicin. Mbi të gjitha qëndron Milani, një pistë që pëlqehet shumë nga vetë lojtari, i cili publikisht ka shprehur se admiron ‘djallin’ dhe Zlatan Ibrahimovic. Në fund e sigurtë është se Broja sezonin e ardhshëm nuk do jetë te Chelsea.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?