William Ruto, president në Kenia

Bota

William Ruto fiton zgjedhjet në Kenia, zgjidhet president

15 Gusht 2022, 20:43| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 20:51

  • Share

William Ruto u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të Kenias. Ruti, i cili ka qenë zv. President, mundi rivalin e tij, Raila Odinga, duke fituar 50.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare.

Katër prej shtatë anëtarëve të komisionit zgjedhor kanë refuzuar të bëjnë publik vendimin, me pretendimin për manipulim votash.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për rezultatin që do të bëhet publik, për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të zgjedhjeve të përgjithshme”, tha, Juliana Cherera, nga komisioni zgjedhor.

Partia e Odingas deklaroi më herët gjatë ditës se ka “parregullsi” dhe “keqmenaxhim” të zgjedhjeve.

Kjo është hera e parë që Ruto, 55-vjeçar, garon për pozitën e presidentit. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, ndonëse ish-presidenti, Uhuru Kenyatta, ka mbështetur Odingan për ta zëvendësuar.

Në disa rrugë të Kenias ka nisur festa, ndërsa në disa tjera kanë shpërthyer protesta të organizuara nga mbështetësit e Odingas.

Kenia është ndër shtetet më të pasura dhe më stabile në rajonin e Afrikës Lindore, mirëpo është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19 dhe rritja e çmimeve prej luftës në Ukrainë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?