Foto ilustruese

WhatsApp sjell ndryshime, nga sot do të mund të reagoni me emoji në çdo mesazh

5 Maj 2022, 16:53| Përditesimi: 5 Maj 2022, 17:01

  • Share

Të gjithë përdoruesit e Whatsapp do të kenë një opsion të ri duke nisur nga dita e sotme. Themeluesi Mark Zuckerberg ka zbuluar se do të ketë reagime me emoji edhe ndaj një mesazhi, pothuajse e njëjtë me metodën që përdor Messenger, pjesë e platformës Meta.

Ky opsion u testua për herë të parë në mes të muajit prill. Reagimet në mesazhe do të jenë njësoj si në aplikacionet si Instagram, Telegram, Slack dhe iMessage. Të gjithë përdoruesit do e kenë më të lehtë të reagojnë nëse duan të qeshin, të tregojnë që janë të mërzitur apo që janë të lumtur përmes emoji.

Ndërkohë është konfirmuar që së shpejti, përdoruesit e Whatsapp do të kenë emoji me të gjitha ngjyrat e lëkurës.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?