Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç

Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë

20 Tetor, 14:50
  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.

Lajmi është bërë me dije nga vet Vuçiç përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Zhvillova një bisedë shumë të mirë me presidentin rus Putin”, ka njoftuar Vuçiç.

Sipas mediave të huaja, Presidenti kujtoi se nuk kishte folur me homologun e tij rus për gati dy vjet e gjysmë dhe theksoi se kjo telefonatë ishte 'e hapur dhe e gjatë'. 

“Shpreha dëshirën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, e gjithashtu mirënjohje të jashtëzakonshme për mbështetjen e Moskës në OKB në lidhje me rezolutat e ndryshme dhe për integritetin territorial të Serbisë”, tha Vuçiç.

Biseda telefonike e fundit mes dy liderëve, ishte me rastin e përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?