Foto ilustruese

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

1 Shtator, 13:16| Përditesimi: 1 Shtator, 13:20

  • Share

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimore.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut. 

Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.

Këtu përfshihen:

Barishtet e gjelbërta si spinaqi

Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit

Brokoli

Thjerëzat

Farat e kungullit

Fasulet

Frutat e thata

Vitamina C

Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.

Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.

E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?