Vuani nga psioriaza? Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund

18 Prill 2022, 14:21| Përditesimi: 18 Prill 2022, 14:29

  • Share

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale. Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë nëse vuajnë nga psoriaza apo ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës, prandaj ai këshilloi që secili person të shoh nëse ka këto simptoma në trupin e tij:

“Tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, luspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj me gropa, të çara , të coptuara dhe dhimbje kyçesh. Fazat më të mira që përparon kjo sëmundje është vjeshta, dimri dhe pastaj në pranverë fillon të bjerë.Thuhet që deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta që e shkaktojnë këtë sëmundje, mendohet që mund të jetë dicka e lidhur me trashëgiminë por gjithmonë është në kuadratin e hipotezës” shpjegoi ai.

Komplikacionet që mund të vijnë nga kjo sëmundje janë të shumta, duke përfshirë edhe diabetin e sëmundjet kardiovaskulare, prandaj është e këshillueshme kurimi tij në kohë.

“Komplikacionet nga psoriaza përfshijnë,  reumatizmën , skuqje sysh, diabet,  si dhe stres e  sëmundje kardiovaskulare. Prandaj e para që sygjeroi është që të qetëson nga ana nervore, herë pas here qoftë përdorimi i çajrave, qoftë përdorimi i kremrave bimorë ndihmojnë” tha mjeku popullor Ylli Merja.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeron përdorimin e bimëve të ndryshme medicinale dhe vajrave të ndryshëm bimorë sipas zonave të cilat ka prekur psoriaza në trupin e njeriut.

Për trajtimin e psoriazës në trup ai sygjeron këtë recetë:

-Në 500 ml qumësht shtojmë 2 gota ujë, 1 lugë miell thekre, 1 lugë tërshërë, 1 dorë fshikokarth, 1 dorë shelg dhe 1 dorë lëvore vidhi. E lemë të ziejë për 3 minuta. E lemë të ftohet dhe e kullojmë.

-Me këtë përbërje lagim 2 herë në ditë pjesët e lëkurave të ashpërsuara.  E lemë të përthithet nga lëkura dhe më pas vendosim kremin e psoriasit.

Trajtimet e psoriazës në kokë

-Në 2 litra ujë zieni për dy minuta ½ pako çaj për flokun. Shtojmë dhe 1 dorë lëvore shelgu dhe 5 lugë çaj myku. Kullojeni çajin pasi të ftohet.

-Lajeni kokën me çajin dy herë në ditë. Pasi thahet vendosim në darkë krem psoriasis ndërsa në mëngjes vaj kokosi.

Trajtimi i thonjve

-Pikoni 2 herë në ditë në thonj Propolis me rigon. Pas tre minutave vendosni në thonj kremin e psoriazës.

Trajtimet në trup

-Në 2 litra ujë ziejmë për dy minuta 4 lugë çaj myku. Shtojmë të ziejë në të dhe një dorë shelg, një dorë lëvore vidhi dhe dorë fshikokarth.

-Shpëlani trupin me këtë çaj 1 herë në ditë. Pasi thahet vendosni kremin e psoriasit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?