Imazhe të publikuara nga 'Noiazoami'

Kronikë

Vrau me këmbë macen 1.5 muajshe, 3000 euro shpërblim në Greqi për të gjetur autorin (VIDEO)

23 Shtator 2022, 09:25| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 09:59

  • Share

GREQI- Organizata për mbrojtjen e kafshëve të Selanikut “Noiazoami” ka bërë publike një video që tronditi rrjetin, pamjet e të cilave shfaqin një burrë, i cili afrohet pranë një pallati dhe vret një mace të vogël 1.5 muajshe duke e shkelur më këmbë.

Organizata ka vendosur 3 mijë euro shpërblim  për atë që ndihmon në identifikimin e personit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, burri me kapele të kuqe iu afrua maces  së porsalindur, në një pikë në qendër të qytetit, shikoi përreth për të parë nëse po kalonte dikush dhe e shkeli me këmbë duke e vrarë. Më pas u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Burri që vrau macen është i njohur për autoritetet, ai ka abuzuar edhe me kafshë të tjera.

Kujtohet se torturimi i një kafshe është një vepër penale në shtetin grek dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?