Vrasjet e 21 janarit/ Dervishi: SPAK të hetojë nga Berisha tek i fundit, kush dha urdhër të fshihen serverat e kryeministrisë

9 Korrik, 15:14| Përditesimi: 9 Korrik, 15:23

  • Share

Vrasjet e 21 janarit tashmë do të hetohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Kreu i SPAK deklaroi dje në një bashkëbisedim me gazetarët se do të nisë hetimet me tu zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë. Në bazë të këtij vendimi kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendi për rolin e tyre si urdhërues të “21 janarit”.

Për gazetarin Ferdinand Dervishi fakti që dosja pas më shumë se 13 vitesh është në dorë të SPAK është meritë e familjarëve të viktimave.

“Nuk është meritë e strukturave të drejtësisë së shtetit shqiptar por meritë e familjarëve të Aleks Nikës që e cuan dosjen në Strasburg. Të mos mburret njeri me këtë. Të mos harrojmë që SPAK ka rolin për të hetuar  Berishën , ish kryeministri, Lulzim Basha, ish ministri I Brendshëm dhe Ish kreu I Gardës. SPAK meqë hapi këtë dosje do të hetojë dhe personat e tjerë të përfshirë. Nga Sali Berisha tek i fundit që ti shkojë hetimeve deri në fund. Të mund të bëhet ndonjë I penduar që të tregojë pse u fshinë serverat, pse iu bë presion prokurorisë për intimidim e keqhetim, pse policia nuk zbatoi urdhrat e arrestit të gardistëve. Është histori e madhe që do kohën e vet por SPAK do ia dalë mbanë, ”  tha gazetari i ftuar në studion e Report Tv.

Më 14 nëntor 2023 Gjykata e Strasburgut urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve. Ndërkohë Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e familjarëve që dosja të hetohej nga SPAK

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 09/07/2024 20:59

    Kush guxon te preke Monumentin e Perjetshem Marshall Sali Vuk Berishen?! Hahahaha! mali i dajtit do te dridhet, biri dhe dhenderri i Serbise i gjalle nuk lidhet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: