Atentati në Balldre të Lezhës, Nikolin Lekstakaj u ekzektua me 4 plumba! Makina e autorëve iku drejt Shkodrës, kamerat e fiksuan! Pista kryesore e hetimeve gjakmarrja

20 Korrik 2023, 08:49| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 15:20

  • Share

LEZHË-  Kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin me ngjyrë të zezë, që përdorën autorët e vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj për tu larguar nga vendi i krimit në Lezhë pasditen e 19 korrikut 2023.
Hetuesit po analizojnë me imtësi detajet në video, megjithatë identifikimi i targave të mjetit duket i vështirë. Makina ku ndodheshin autorët është larguar përgjatë superstradës në drejtim të qytetit të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për vëzhgim të pamjeve të kamerave të sigurisë në një rreze më të gjerë për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve.

Një ditë pas krimit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, përfshirë edhe anëtarë të familjes Nikulaj, por deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar për të zbardhur ngjarjen dhe u lanë sërish të lirë. Sipas policisë, autori ka qëlluar 42-vjeçarin Lekstakaj nga brenda automjetit. Policia tha se ne drejtim te 42-vjeçari është qëlluar 5 here me armë zjarri ndërsa 4 prej plumbave e kanë prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen. Madje njëi prej tyre i ka shpuar dhe zemrën.

Objektivi i sulmit Nikolin Lekstakaj kishte rreth 2 vite që ishte rikthyer dhe jetonte në Shqipëri. Ai u qëllua me breshëri plumbash pasditen e 19 korrikut, teksa po dilte nga një market në anë të superstradës Lezhë-Shkodër, 500 metra larg banesës së tij në fshatin Balldre. Nga të shtënat 42-vjeçari baba i një vajze mbeti i vdekur në vend, ndërsa autorët të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona u larguan me shpejtësi pa lënë gjurmë.

Viktima sipas policisë, i ka  shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë, ngjarje e pazbuluar. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes për shkak të konfliktit të gjatë mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, që e ka zanafillën që në vitin 1996, por pa përjashtuar dhe probleme të tjera që mund të ketë pasur viktima, i cili për shumë kohë ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Ardian Nikulaj ishte i fundit që u vra më 19 prill 2023 në këtë seri të frikshme të nisur që në vitin 1996. Vrasja e Nikulajt dyshohet se u organizua nga Edmond Haxhia, djalë i dajës së Elton Lekstakajt, ndërsa ky i fundit është kushëri i parë me Nikolin Lekstakaj. Edmond Haxhia, për të vrarë Ardian Nikulajn pajtoi 5 të huaj, portugezin Ruben Saravia si ekzekutor dhe 4 britanikë në rolin e vëzhguesve.

Hasmëria nisi në vitin 2006 kur pjesëtarët e familjes Lekstakaj vranë vëllain e Ardian Nikulajt. Pak muaj më vonë u ekzekutuan Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nip i familjes. Krimi i radhës ndodhi në vitin 1999 kur u ekzekutua Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj, të gjitha ngjarje të pazbardhura.

Objektivi i sulmit Nikolin Lekstakaj kishte rreth 2 vite që ishte rikthyer dhe jetonte në Shqipëri, ndërsa i kishte kufizuar në maksimum lëvizjet. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po dilet nga një market në anë të superstradës Lezhë-Shkodër, 500 metra larg banesës së tij në fshatin Balldre. Nga të shtënat 42-vjeçari baba i një vajze mbeti i vdekur në vend, ndërsa autoret të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona u larguan me shpejtësi pa lëmë gjurme.

Ora 13:41
Atentati në Balldre të Lezhës, Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me 4 plumba, njëri i shpoi zemrën! Sekuestrohen 2 predha

Policia vijon të hetojë për të zbuluar autorët e ekzekutimit të Nikolin Lekstakaj pasditen e 19 korrikut 2023 në Balldre të Lezhës.

Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin.

Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër. Në një foto të siguruar nga Report TV duket se viktima është vrarë dhe ka rënë tek shkallët e marketit ku kishte shkuar për të marrë një pije freksuese.

Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë, informon gazetari i Report TV, Elvis Hila.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info e sakt: 21/07/2023 14:35

    Vrasje e financuar nga nikulajt ekzekutor asmer bilali edhe esmeraldo hato bashkpuntor nipi i nikulajve

    Përgjigju
    • Nana jote: 23/07/2023 23:54

      Po ka ken e jatam

  • Saga: 20/07/2023 18:13

    Edhe Ben Nikulaj e preu bileten e vet, tjert jan qyqe. Ky i vrami s'ka pas gja ndore, ata qe kane jane shnosh e mire

    Përgjigju
  • Turi: 20/07/2023 14:59

    Vazhdon ekzekutimi i personave dhe perfundimi dihet kendojne vetem qyqet se burrat shuhen , tragjedi e ketij vendi qe akoma respektojne nje ligj mesjetar qr

    Përgjigju
  • Lek Dukagjini: 20/07/2023 10:45

    U be cub njoni shkoi i mori jeten tjetrit per 10000 leke.

    Përgjigju
    • Dukagjins: 20/07/2023 11:35

      Po o Lek po kollaj me fole. Mos u merzit se kto pune keshtu e kan

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?