Vrasja e Egli Progës, opozita: Po manipulohet! Meta: Tregon fytyrën e narko-policisë! Salianji-ministrit të Brendshëm: A po mendon dorëheqjen?

14 Gusht, 15:39| Përditesimi: 14 Gusht, 22:49

  • Share

Në optikën e opozitës vrasja e 42 vjeçarit Egli Proga, nga Denis Meçe është pasqyrë e degradimit të shtetit, ku sipas tyre organet ligj-zbatuese vihen në funksion të krimit.

Jo të pakta, por pa shmangur retorikën politike qenë reagimet nga selia e Partisë Demokratike që akuzon jo vetëm për manipulim të së vërtetës por edhe për lehtësim të pozitave të autorit.

Deputeti Ervin Salianji shkruan se shteti po përdoret nga bandat ndërsa thotë se ministri i Brendshëm duhet të mendojë dorëheqjen.

"Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima! Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standard qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës", shkruan Salianji. 

Nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vrasja e babait të 2 fëmijëve tregoi fytyrën e vërtetë të policisë e qeverisë. Meta thotë se bandat kriminale të Rinilindjes janë bërë njësh me pushtetin dhe policinë, ndërsa shtoi se shteti i krimit liroi tre nga personat që akuzohen se fshehën ngjarjen.

“Krimi monstruoz i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec, që u fsheh dhe u manipulua nga Narko-Policia, dhe për më rëndë akoma, që u relativizua nga “Drejtësia e Re” e Ramaformës, e cila liroi në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes, është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse që revolton, dhe rrezikon çdo shqiptar. Përpjekja tinëzare shtetërore për të mbuluar një vrasje të paralajmëruar është prova më e freskët se në këtë vend nuk sundon shteti ligjor, por shteti i krimit, që inkurajon, mbulon dhe amniston krimet e gjobaxhinjve të Rilindjes, dhe bandave kriminale të “Rilindjes” të bëra njësh me pushtetin dhe policinë.

I shpreh solidaritetin më njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Proga, që humbi pabesisht njeriun e tyre të dashur, dhe që më rëndë akoma nuk po gjen drejtësi për një krim të kryer ditën për diell, në zemër të qytetit aq paqësor të Pogradecit dhe para syve të dhjetëra qytetarëve. Ky krim monstruoz provon edhe njëherë fytyrën e urryer të Narko-Policisë Qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rashën tek dera e shtëpisë dhe që e manipuloi edhe atëherë vrasjen, duke i shtuar një pistoletë si shkaktar i një konflikti me policinë”, u shpreh Ilir Meta.

Kreu i PL bën thirrje për hetime të intensive ndaj drejtuesjve të policisë, që sipas tij kanë marrë pjesë në manipulimin e ngjarjes.

“Duhet të ketë hetime të shpejta, intensive ndaj drejtuesve të policisë. Të cilët kanë marrë pjesë në këtë manipulim, sepse jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër, për të spostuar vëmendjen nga kjo ngjarje tepër e  rëndë, siç bën gjithmonë Rilindja me manipulimet e saj mediatike.

Dhe së dyti, duhet të hetohen edhe gjyqtarët, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë një proces farsë, duke liruar tre nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje”, vijoi Meta.

Nuk munguan as reagimet nga demokratët euro-atlantikë të Lulzim Bashës. Zëdhënësja e tyre Mirela Karabina tha se autoritetet duhet të mbajnë përgjegjësi.

Lidhur me rastin e vrasjes së Progës dhe akuzat për fshehjen e ngjarjes, Kryepolici Muhamet Rrumbullaku mbrojti sot Policinë. Ai tha se nuk ka asnjë të dhënë, që policia lokale të ketë neglizhuar, kurse sulmet janë dashakeqe dhe të qellimshme. 

Ora 17:41
Vrasja e Egli Progës, Salianji: Policia në shërbim të bandave, e manipuluan ngjarjen! Kanë qëllim të zbardhin vetëm ‘faqen e qeverisë’

1721822151_ervinsalianji.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji hedh akuza ndaj Policisë së Pogradecit se ka tentuar që të manipulojë vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Sipas Salianjit, Policia nuk ka interes që të zbardhë ngjarjen, por me ironi thotë se përpiqet që të zbardhë faqen e qeverisë.

Në një reagim në gjatë në rrjetet sociale, Salianji shkruan për dinamikën e vrasjes së Progës, nga momenti i rrahjes për vdekje deri në rikalufikimin e veprës nga Prokuroria si vrasja nga pakujdesia për autorin e dyshuar Denis Meçe.

Salianji shkruan se pas rrahjes brutale, Proga ka qëndruar i shtrirë për rreth 30 minuta në tokë derisa ka ardhur ambulanca. Salianji thotë se policia fillimisht e konsideroi ngjarje aksidentale dhe largoi piketat (konat) nga vendi i ngjarjes. 

Më pas, rreth orës 19:50, Salianji shkruan se Egli Proga konfirmohet si i vdekur dhe policia rikthehet në vendngjarje, vendos shiritat e skenës së krimit dhe vetëm pas vdekjes së 42-vjeçarit fillon sekuestrimin e pamjeve.

Kjo ngjarje, sipas Salianjit dëshmon se si policia është në shërbim të bandave të krimit.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit

Drejtues të policisë  së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeverisë! Në rastin e vrasjes në Pogradec i vendosën “pistoletë në dorë” mediave njësoj si i vendosën të ndjerit Klodian Rasha, po njësoj si fajësuan çdo zë dhe garantuan që TIMS nuk kishte ndërhyrje, në po të njëjtën stil siç mbrojnë bandat që kërcënojnë votuesit!

Një Kryeministër që mbron interesin publik mban përgjegjës institucionet që dështuan, KM që ka interes të mos demotivojë skuadronet e krimit pak para zgjedhjeve i turret mediave dhe opinionit!

Ngjarja është ndër njollat më të turpshme që i vendoset policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 ku autori Denis Meçe e ka takuar dhe më pas konfliktuar me Egli Progën rreth 20 metër nga lokali i tij, përballë një tjetër lokali në pronësi të shtetasit Voltan Sh.  i arrestuar për fshehje të ngjarjes më pas. I plagosuri sipas burimeve ka qëndruar për rreth 30 minuta derisa ka ardhur ambulanca, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Veprimet e policisë në momentet e para kanë qenë të dyshimta, pasi burime zyrtare brenda saj për mediat kanë reaguar në momentet e para duke e konsideruar ngjarjen aksidentale dhe viktimën të dehur i cili ishte rrëzuar në rrugë. Në këto momente policia nuk e ka konsideruar këtë zonë si vendngjarje dhe largoi piketat (konat) nga vendi i ngjarjes, e gjithë situata rreth orës 19:40-19:50. 

Rreth orës 19:50 konfirmohet si i vdekur Egli Proga, policia rikthehet në vendngjarje, vendos shiritat e skenës së krimit dhe vetëm pas vdekjes së 42-vjeçarit fillon sekuestrimin e pamjeve. Edhe pse i plagosuri kishte shenja të shumta dhune në kokë gjatë transportimit në spital, kjo përsëri nuk e shtyu policinë të hetonte paraprakisht për vrasjen.

Lajmin që nuk kishim të bënim me një aksident por me një vrasje, së pari e kanë nxjerrë mediat rreth orës 09:00. Ndërsa vetëm në orën 10:10 të një dite më pas ngjarjes ose 16 orë më pas, policia ka reaguar për arrestimet dhe ngjarjen,  vrasja nuk është raportuar as me informacion paraprak. Pas raportimit fillestar ku gjithë mediat pa përjashtim e cilësuan vrasje pas konfirmimit nga zëdhënësit lokalë të policisë, disa prej tyre raportuan që burimet paraprake ishin jozyrtare, si një mënyrë për të mbuluar ngjarjen.

Edhe pse çështja u referua si vrasje me dashje, prokuroria rikualifikoi veprën në vrasje nga pakujdesia! Ky rast ritregon përdorimin ekstrem që bandat i bëjnë segmenteve të veçanta të policisë, përdorimin e saj për shkak se emërimet e drejtuesve lokalë certifikohen në pozicione vetëm nga bekimi i bandave!

Kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme.

Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima! Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standard qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës!

Pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm, A e  ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale?

Ora 17:13
Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente

Zëdhënësja e ‘Demokratëve Euroatlantikë’, Mirela Karabanina ka reaguar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Në një deklaratë për mediat, Karabina u shpreh se ngjarja ka shokuar opinionin publik, ndërsa edhe ajo hedh akuza se policia ka tentuar që ta manipulojë ngjarjen, duke e raportuar fillimisht si aksidentale dhe më pas si vrasje.

Karabina thotë se duhet një hetim i thelluar për organet kompetente, duke nisur nga Policia e Pogradecit, Prokuroria dhe Gjykata e Korçës. Sipas Karabinës, kjo ngjarje dëshmon degradimin e shtetit.

Deklarata e Mirela Karabinës

Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë është duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të  thellë ngjarjen e rëndë në Pogradec që ka shokuar opinionin publik, ku një shtetas humbi jetën, duke u lënë për 30 minuta në mes të rrugës e në gjendje të rëndë, ku as policia dhe as ndihma e parë mjekësore nuk vepruan në kohë për të shpëtuar jetën e të ndjerit. Ditë pas dite zbardhen fakte të reja të cilat dëshmojnë degradimin e krejt shtetit në këtë vend, pasi nga momenti i ngjarjes e deri më sot, është ndryshuar disa herë versioni zyrtar i ngjarjes.

Filimisht u raportua si vdekje aksidentale dhe më pas që i riu ishte dhunuar ashpër deri në humbje të jetës në mes të rrugës. Heshtja dhe mosreagimi në kohë për fshehjen e së vërtetës dhe zbardhjen e vrasjes, ka ngjallur frikë dhe indinjatë te qytetarëve, pasi jeta e tyre është në rrezik dhe shteti nuk funksionon për t’i mbrojtur ata.

Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë kërkon një hetim te thelluar mbi veprimet e organeve kompetente për mosreagim e tyre në kohë si dhe të vlerësimit që i kanë bërë në tërësi rastit në fjalë, konkretisht: Komisariatit të Policisë Pogradec, Prokurosisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Pogradec si dhe Urgjencës së Spitalit.

Këto autoritete duhet të mbajnë përgjegjësi, duke filluar nga vonesa në dhënien e ndihmës së shpejtë, duke vijuar me përpjekjen e policisë për ta raportuar  ngjarjen si aksidentale, pra duke e manipuluar atë, e duke vijuar me autoritetet lokale te drejtësisë.

Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm qytetin e Pogradecit, por mbarë opinionin publik shqiptar. Kjo ngjarje duhet të zbardhet menjëherë dhe të shkojnë para drejtësisë të gjitha ata që u bënë pjesë e humbjes së jetës së një të riu, një biri, një babai të dy fëmijëve jetimë dhe një bashkëshorti. Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të të Ndjerit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMUT GAXHI MERSEPE ÇAFAI: 16/08/2024 13:47

    Shikoni çunin e Shegēs i ngjirizur me traktoristin nē haurin e lopēs kur Shega ishte e martuar me 2 fmi. E me njē fjal kopili Shegēs na bēn politik obobobo o pik e zez.

    Përgjigju
  • Linda: 14/08/2024 18:56

    Salianji ky surrat majmuni dashnori i Dumes qe paguhen nga familja Berisha luajn loje me skena dhe prapaskena per te shkaterruar cfare eshte ndertuar!

    Përgjigju
  • Cubi: 14/08/2024 17:29

    Kush ka gojë dhe flet!!!!!!!!!!!!!! ky që ka porositur vrasje,kjo monster ka duart me gjak. Me prova e fakte. Por kështu janë këto pun këtu në Albanistan bëj si them unë mos bëj si bëj unë. Por kur do të vijë ajo ditë që mos t'jua shohim bojën këtyre monstrave??????????? Se shumë po zgjat. Tallen dhe presin të vritet dikush e këta muterit tanë të bëjnë politikë. Turp i pa parë vetë të vrasin naten e pastaj të qajnë ditën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?