Ursula Von der Leyen

Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, pasi ai takoi ministrin rus të shpallur ‘nongrata’

25 Tetor, 18:23| Përditesimi: 25 Tetor, 18:39

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar një takim të parashikuar me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, të premten në Beograd, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.

Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Ky I fundit është I shpallur nongrata nga SHBA dhe i sanksionuar nga një sërë vendesh të Perëndimit, për shkak të luftës në Ukrainë. 

Presidentja e Komisionit Europian, ndodhet në Serbi, në kuadër të turit të saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga Beogradi, ministri rus i padëshiriuar për Perëndimin, deklaroi se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj saj.

Gjithashtu, me Reshetnikov raportohet se ka biseduar me kryeministrin vendas për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Respekte: 25/10/2024 19:23

    Respekte zonja Ursula nje zonje e hekurt , kjo tregon nuk ka EU per serbine pa u bere vend Evropian! Ursula bravo dhe Rama duhet ti beje nje park me emrin Ursula Von Der Layen me skulpture ne zonen e Farkes ti vendoset emri Ursula me skulpture park shatervan. Edhe reklame edhe e meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?