Albana Vokshi

Vokshi denoncon: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime, nuk asgjësohen 6,6 tonë mbetje të grumbulluara

4 Gusht, 15:29| Përditesimi: 4 Gusht, 15:32

  • Share

 

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal në Shëndetësi.

Ishte deputetja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të koncesioneve në shëndetësi, Albana Vokshi, e cila deklaroi se spitali rajonal i Fierit, ka katër muaj që nuk furnizohet me ushqime dhe pacientët e sigurojnë ushqimin vetë.

Por jo vetëm kaq, pasi ligjvënësja demokrate shtoi për mediat edhe se “mbetjet spitalore janë grumbulluar brenda në Spital dhe nuk janë dërguar për t’u asgjësuar”.

“Spitali rajonal i Fierit, jo vetëm nuk është shndërruar në një qendër ekselence, por është qendër vuajtjeje. Ka katër muaj që spitali nuk furnizohet me ushqime, sigurohen nga vetë qytetarët, s’ka fonde as për lavanderinë”, tha deputetja.

Teksa referuar çështjes së mbetjeve, denoncoi:

“Në spital janë grumbulluar 6.6 tonë mbetje brenda, në vend që të asgjësohen. Kërkojmë nga ministrja të marrë masa urgjente për të siguruar ushqim dhe për të larguar mbetjet e rrezikshme”, tha Vokshi.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?