Foto ilustruese

Vodhi një çantë me para dhe sende personale, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

13 Tetor, 12:20| Përditesimi: 13 Tetor, 15:01

  • Share

Sarandë-Një 35 vjeçar nga Saranda është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur një banesë.

Vjedhja ka ndodhur të premten e 11 tetorit në lagjen nr.3 të qytetit.

Më datë 11.10.2024, E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se ka kryer një vjedhje në apartamentin e një shtetaseje, në lagjen nr. 3, informoi sot policia.

Ai ka marrë një çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?