Pallati nga ku ra 30 vjeçari

Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, punëtori 30-vjeçar ndërron jetë pas 9 ditësh në spital

29 Nëntor, 17:04| Përditesimi: 29 Nëntor, 23:07

  • Share

Vlorë-Ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas 9 ditësh në spital, puntori i ndërtimit 30 vjeçari, Arbër Shakaj, pasi më datë 20 nëntor, ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim në Vlorë. 

Sipas policisë, 30 vjeçari, ra aksidentalisht nga pallati në lagjen '28 nëntori', ndërsa u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur që të mbijetojë. 

Lidhur më këtë rast, një person u arrestua dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja 30- vjeçari ka qenë duke hedhur suvatimet në pjesën e pasme kur pompa e suvatimit e ka trondit dhe ka rënë prej andej.

Në pallat mungojnë kushtet teknike për sigurimin e jetës së punonjësit, ku veç nga një krah ka rrjeta rrethuese, kurse në pjesën e pasme dhe përparme ato mungojnë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 29/11/2024 18:02

    Po ku pyet Geroni per rrjeta rrethuese e kushte teknike ndertimi. Mjer ata qe punojne. RIP

    Përgjigju
    • Vlore: 29/11/2024 20:05

      As Geroni qe eshte ne keshill bashkiak e as Fatja qe eshte ambasador jo per rrjeta e trotuarin qe kane 3 vjet qe e kane zene po as per Kolektorin qe e cane dhe ju plasi uji mbyti lagjen kur hapen katllavanin

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?