Vlorë/ Përmbytjet nuk kursyen monumentin e kulturës! Xhamia e Plumbit mbyllet për besimtarët, do t’i nënshtrohet restaurimit

5 Nëntor, 16:17| Përditesimi: 5 Nëntor, 16:35

  • Share

Xhamia e Plumbit është e mbyllur prej 4 tetorit, namazi falet në xhaminë Neshat Pashaj. Monument kulture i kategorisë së parë xhamia, do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të gjatë, pasi do t'i nënshtrohet restaurimit të plotë. Objekti 500-vjeçar kishte pësuar dëmtime gjatë viteve, të cilat u thelluan nga përmbytjet e 4 tetorit. Siç shihet në pamjet e Report TV, kanë rënë pjesë të suvasë, janë shkatërruar muret, kupola dhe dyshemeja.

“Siç u përmbyt gjithë Vlora u përmbyt dhe xhamia. Uji hyri brenda bëri dëmtime të mëdha. Pamë pastaj dhe dëme të tjera ndaj vendosem ta mbyllim sepse përbën rrezik për besimtarët. Jemi në koordinim me Ministrinë e Kulturës për rikonstruksion të plotë të godinës dhe ambientit përreth”, tha për Report TV, Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve do të hartojnë projektin, ndërsa financimin e presin nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

“Sot dhe nesër pres dy grupe ekspertësh për evidentimin e dëmeve. Verfimet bëhen si komuniteti dhe specialistët e monumenteve, ndërsa investimi nga TIKA e Turqisë. Duhet një punë e vëmendshme sepse bëhet fjalë për ringjalljen e një ndërtese 500-vjeçare”, tha Myftiu.

Xhamia e Muradies ose siç njihet ndryshe Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1542 nga arkitekti i famshëm Osman Mimar Sinani gjatë sundimit te Sulltan Sulejmanit. Struktura përbehet nga ndertesa kryesore dhe minarja.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Visi: 06/11/2024 01:31

    Ça thoni?? na ngeli mirjani pa ngritur menderen perpjet..

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/11/2024 19:37

    Na çat menderen me këto xhamitë...xhami këtu xhami atje....

    Përgjigju
  • xXx: 05/11/2024 17:24

    Po keta te paaftet e bashkise do paguajne ndonje dem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?