Vlora si Shkodra, rrezikojnë të mbyllen degët e Mësuesisë! Plotësohen kuotat vetëm në infermieri

19 Shtator, 20:59| Përditesimi: 19 Shtator, 22:46

  • Share

Maturantët që do të ulen për herë të parë këtë vit në auditore kanë zgjedhur të studiojnë për Infermeri, degë që ka treg pune si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmojnë shifrat e regjistrimeve gjatë raundit të parë në Universitetin “Ismail Qemali të Vlorës”.

“Ne degën infermieri e përgjithshme nga 180 kuota jane 176 regjistrime ndërsa ne bachelor infermieri mami nga 80 kuota ka 45 regjistrime. Vende këto që do të plotësohen në raundin e dyte”.- tha Enkelejd Mëhilli, Dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik

Krejt e kundërta është në Fakultetin e Shkencave Humane, ku janë regjistruar 101 studentë, nga 450 kuota në dispozicion. Siç shihet në tabelë, nuk ka asnjë student të regjistruar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Po kështu në degën e Italishtes shënohet numri zero. Për mësues të Arsimit Fillor janë regjistruar 11 vete, 4 në Histori dhe 5 në Media. Vihet re se nuk ka interes as për degën udhërrëfyes turistik (3 vetë).

“Dega drejtësi mbetet nga me te preferuarat edhe për këtë vit ndërsa ka me pak në gjuhët e huaja. Presim të rritet numri në raundin e dytë, pasi regjistrimet vazhdojnë”.- tha Entela Avdulaj, zëvendës dekane e Fakultetit të Shkencave Humane.

Braktisja ka nisur prej vitesh dhe s’ka të ndalur edhe pse Qeveria një vit më parë vendosi të mbështesë me bursë mujore sa paga minimale, të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në degët e mësuesisë. Duket se kjo iniciativë nuk po jep rezultate!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?