Bollino: Vlera e kujtesës për të mos harruar përgjegjësitë e Berishës dhe të qeverive të tij

22 Gusht 2020, 14:35| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 14:40

  • Share

Gjithmonë kam qenë i bindur se kujtesa është një nga bazat e zhvillimit të një populli. Çdo vend përmirësohet vetëm nëse kujton të shkuarën e tij. Për shembull, fshehja e tmerreve të kryera nga komunizmi, siç është bërë prej vitesh në Shqipëri pas rënies së regjimit, nuk ka ndihmuar brezat e rinj të kuptojnë kushtet në të cilat jetuan gjyshërit dhe prindërit dhe ndodh, edhe për këtë arsye, që fantazmat e të shkuarës të shfaqen edhe në sjellje të ditëve të sotme. Kur kujtesa ka rëndësi të madhe për një epokë historike, bëhet jetike kur bëhet fjalë për sjelljet e politikanëve, sidomos të atyre që janë ende në skenën publike.

Këto ditë gazetari ynë investigativ, Adriatik Doçi, po përcjell përmes dokumentave të arkivit krimet e kryera nga Sali Berisha dhe nga njerëzit e tij në vitin 1997, kur Shqipëria për shkak të tij dhe të qeverisë së tij u zhyt në një krizë ekonomike dhe sociale që u kushtoi jetën mbi 3000 qytetarëve shqiptarë. Askush nuk ka paguar për ato vdekje. Askush nuk ka paguar as për dhunën e viteve të mëparshme, mes 1993 dhe 1996, kush SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe sampistët e Agim Shehut duke iu bindur urdhrave të presidentit Sali Berisha e kishin trasformuar demokracinë e sapolindur shqiptare, në një Shtet policor, ku shtypi i lirë persekutohej, opozitarët futeshin në burg ose rriheshin në shesh dhe zgjedhjet vidheshin. Askush nuk ka paguar as për grushtin e shtetit që Sali Berisha organizoi me 14 shtator 1998 duke pasur në krah në atë marshim të dhunshëm në Tiranë (i dështuar vetëm falë ndërhyrjes së ambasadës amerikane) shumë nga burrat që edhe sot e kësaj dite janë në krah të tij duke folur për demokraci dhe ligjshmëri.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend normal që fajtorët e një “diktature demokratike” si ajo e krijuar nga PD deri në 1996, e një krize të përgjakshme si ajo e 1997 dhe e një grushti shteti të falimentuar si ai i vitit 1998, të rikthehen në qeverisje të vendit vetëm pak vite më pas, siç Sali Berisha arriti të bëjë në vitin 2005. I garantoi të gjithë se kishte ndryshuar, por edhe këtë herë gënjente. I vetmi ndryshim ishte se metodat e zhurmshme të sampistëve të pajisur me shkopinj gome, i zëvendësoi me rrjetën e merimangës mafioze të korrupsionit dhe të kërcënimeve, që e lejoi të qeveriste i pashqetësuar për 8 vite të tjera duke penguar emancipimin e vendit dhe duke e vjedhur me babëzi.

Kujtesa shërben të risjellim në mendje se kush ishte Sali Berisha deri në 1998, por edhe çfarë u bë ai pas vitit 2005. Duke rilexuar sot dosjet e skandaleve të vjetra por të njohura në fakt vetëm në sipërfaqje, si spekullimet e Porto Romanos (në 2007), tragjedia e Gërdecit (në 2008), privatizimi i pabesueshëm i ish-kompleksit Partizani (në 2009), masakra e 21 janarit në bulevardin Dëshmorët e Kombit (në 2011), tenderat e pafund të manipuluar në ato tetë vite qeverisje pa gjykata ose dokumentat që ekzistojnë mbi lumin e parave të arkëtuara nga fëmijët e Berishës falë vendimeve publike të marra nga i ati në cilësinë e kryeministrit (deri në 2013), jo vetëm që sjellin në dritë prova flagrante abuzimesh dhe korrupsioni të cilat në kohën që kanë ndodhur nuk mund të shiheshin, por tregojnë edhe mënyrën me të cilën Berisha konceptonte (dhe koncepton) administrimin e pushtetit post-dikaturë. Githçka e bazuar mbi nepotizimin klanor, mbi urretje ndaj kundërshtarëve, mbi urinë e pangopshme për pushtet dhe nga një shpërfillje totale ndaj ligjeve dhe Shtetit.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend normal që një politikan i tillë, me të shkuarën e Sali Berishës, jo vetëm të mos hetohet asnjëherë nga asnjë prokuror, por edhe të vazhdojë të kushtëzojë pafundësisht (edhe sot) linjën dhe vendimet e partisë kryesore të opozitës dhe të pretendojë të japë leksione publike drejtësie, ndershmërie dhe morali. Ja pse kujtesa merr rëndësi akoma më të madhe, pikërisht tani që Shqipëria shkon drejt zgjedhjeve të reja politike, me Sali Berishën dhe njerëzit e tij ende në fushë.

Sigurisht, të risillet në mendje kush ishte dhe çfarë kanë bërë Sali Berisha, familja e tij dhe klani i tij politik, që ka mbetur në pjesën më të madhe akoma në drejtim të partisë, nuk është një metër për të gjykuar punën e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Të kujtojmë se si dhe ku gaboi Sali Berisha nuk mund të shërbejë në asnjë mënyrë të justifikojmë se si dhe mbi çfarë gabon Edi Rama.

Por këtu është në lojë e ardhmja e vendit dhe, nëse fajet e një pale politike nuk mund të bëhen kurrë alibija për të fshirë fajet e kundërshtarëve, nuk është e pranueshme as pretendimi i përhapur sidomos mes analistëve të të djathtës, që kush është në opozitë nuk duhet të gjykohet më për të shkuarën e vet. Amnezia nuk mund të trasformohet në një amnisti politike. Vitin e ardhshëm do të përballen para zgjedhësve qeveritarët e sotëm me qeveritarët e djeshëm. Asnjëri nuk është i virgjër, asnjëri nuk është pa faj. Vetëm duke e ditur çfarë po ndodh sot por edhe çfarë ka ndodhur në të kaluarën, gjykimi i zgjedhësve mund të jetë i qetë dhe vetëm duke e pasur të qartë peshoren e përgjegjësive të secilit, mund të vendosë me të vërtetë se kush meriton një tjetër shans.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep: 24/08/2020 19:55

    Mendoj qe autori gabon kur ben deklarime te pa bazuara. Ai i referohet Berishes se "ka bere krime", nderkohe qe ndaj tij as nuk eshte ngritur ndonje akuze e jo me te jete gjetur fajtor. Ne fakt, cudit fakti qe ndersa Berishen e etiketon si individ, jo si sistem apo elite politike (me gjithe koleget e ti ne PD e kohes), komunizmin e cileson si te tille, pra sistem qe ka bere temerre. Pa individualizuar autoresine. Nderkohe, ne sot dime se Enver Hoxha e deri Ramizalia personalisht kane qene pergjegjes per sa e sa veprime te renda. Ne vitin 2005, Berisha dhe autokracia e tij partiake u kthyen ne pushtet sepse fituan zgjedhjet! Sepse PS me Nanon ne krye qe "shpetoi vatanin" nga 1997, ishte kthyer ne nje qeverisje korrupsioni, pasojat e te ciles i vuajme edhe sot. Ne rikrijimin e ketij formacioni politik (PS) si nje instrument i fuqishem korrupsioni. Tragjedia e Gerdecit ? Ka pergjegjes qe i shpetuan pergjegjesise, si rasti i ish Ministrit te Mbrojtjes, Mediu. Qe shpetoi si rrjedhoje e nje "paqe" ndermjet kreut "faqebardhe" te opozites, dhe atij faqezi te maxhorances. Masakta e 21 Janarit? Sot policia e super pavarur e shtetit, mund te zhvilloje investigime apo hetime me prokurorine. Per te derguar ne akuze pikerisht maskarain Berisha. Pse nuk e ben tash e 8 vjet? Apo ndoshta u druhen se me kete veprim u hapen lakrat e sulmit te parapregatitur destabilizues me "200 petritat" e rekrutuar nga Toma? E vetmja gje qe mund te thuhet se autori ka te drejte eshte e kaluara. Pra qe duhet te njihet e kaluara si ka qene dhe cdo fakt dhe e vertete, ne menyre qe te kuptojme se me cilet kemi te bejme.

    Përgjigju
  • Mond laluci: 24/08/2020 14:59

    Qe te gjithe derrat nje turi kane dakort. Por do ta permblidhja idene e Bolinos per kujtesen ne menuyre me koncize. Kush na mesoi ne o njerez te mos paguajme dritat.ujin.taksat. Kush na mesoi te shqyejme gardhet.ballkonet.dritaret e ti bejme dyqane e te ndertojme ku te na doje qejfi ne emer te militantizmit. Lere kete se eshte i yni e lere ate. Nga i gjithe populli ushtar u be i gjithe populli tregtar. Kur e mori veshky popull qe nga vdekja e nga detyrimet shteterore nuk shpeton dot pas 28 vjeteve demokraci. E pranoheni o njerez qe minimalisht kemi qene ne vendnumero per te mos thene kemi ikur me njetro. Sali Beridha kishte ne fore fidanin e demokracise por e mbolli shtrember dhe do kohe te drejtohet

    Përgjigju
  • A. N.: 24/08/2020 09:13

    Eshte e drejte te sulmohet qeveria e perparme por nuk e shoh aspak te drejte qe nuk sulmohet aspak qeveria e tanishme. Roli i nje gazetari te mire duhet te jete neutral dhe jo vetem te merret vetem me Berishen dhe femijet e tij sepse si puna e Sales ka me qindra ky vend qe kane nevoje te diskretitohen cdo dite.

    Përgjigju
  • Nentori II-te: 23/08/2020 20:50

    z. Boleino, jo vetem Berisha, por pergjegjes jane(perveç ketyre te sektit te Deshmitareve te Rilindjes) edhe qeverite e: Aleksandër Meksit, Adil Çarçanit, te ish-komunizmit, te ish-mbretit Zogu i Kurvbinit, te Smajl Qenmalit, te xhon-turkqve etj deri para e.s

    Përgjigju
  • Per bolinon: 23/08/2020 15:22

    Faktet qe jep ti zoteri, qendrojne, ku me pak e ku me shume

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/08/2020 12:24

    Ore Bollino lere popullin...populli nuk eshte SPAK-u... vete e the qe ambasada amerikane e ndaloi Berishen te bente grushtin e shtetit...pra duket qarte kush e ka ne dore fatin e ketij vendi.... po mos u bej fushate njerit apo tjetrit ne kurriz te popullit... po te ishim popull me nivel sdo kishim keto drejtues shteti...

    Përgjigju
    • Cubi: 23/08/2020 14:03

      Mir e ke se ne per tre dit harrojm cdo gje. Dhe cesht me keqja ne spranojm as te na ndihmojn te tjeret.

  • bond: 23/08/2020 10:48

    Shume sakt.

    Përgjigju
  • karidi: 23/08/2020 09:51

    vallahi o karlo un me neveri do kujtoj qeverine e ketij te gjatit. berisha ishte si ishte e ndante ndonje gje me ne. ndersa ky eshte monster. ndan vec me mediat qe blen dhe eshte bere diktator fuqiplote. ikte 1 ore e me pare

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 23/08/2020 09:15

    Kur dolen studentet e dhjetorit ne demonstrata thirrjet e tyre qene Liri-Demokraci Poshte diktatura. Por me keto qe Shqiptarja.com botoi per Sali Berishen i gjithe populli doli totalisht i zhgenjyer sukmet dhe raprezaljet qe ai kishte pregatitur per te sulmuar krejt vendin dhe sidomos Jugun tregojme me se miri se ne krye te vendit ishte nje kriminel qe per nga permasat qe do kishin po te ishin realizuar edhe Enver Hoxha po te ishte gjalle do ta kishte zili.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/08/2020 06:55

    Pershendetje, Shkrimi thote te verteten, POR problemi me i madh eshte se te dy krahet politike luftojne per te mbushur xhepat e tyre, dhe nuk e kane mendjen per mireqenien e popullit. Dhe te mos harroj, ky - botuesi e perdor gazeten per interesa personale, i ka mbetur ora tek „privatizimi i klubit Partizani“, Dhe nuk permend privatizimet apo shitjet e pronave shteterore keta 30 vjet, sikur jane dhenia e shfrytezimit te naftes, uji i ftohte Tepelene, shitja e Albtelekomit, pronat e ushtrise, etj etj etj Gjithe te mirat

    Përgjigju
    • A. N.: 24/08/2020 09:18

      Ashtu e shoh edhe une: i ka ngelur ora 12 nderkohe qe lexuesit kane nevoje te dine me shume edhe per poziten qe po "qeveris" vendin tani. Nuk pame akoma asnje hetim gazetaresk te pasurive te ministrave qe na drejtojne apo tenderave qe japin dhe kujt ja japin, shperdorimet e fondeve publike, etj.

  • Drejtesia: 23/08/2020 05:36

    Z. Bollino ke shume te drejte ne ato qe ke shkruar dhe nuk i kundershtoj ne asnje menyre. Por njeanshmeria jote prej dinaku (interesi personal) per realitetin eshte shume e trishte. Qe te kuptohet situata qe jemi tani nuk ka nevoje per shume dije. Nuk duhet te jemi te detyruar te zgjedhim mes se keqes me te mire. Ti vetem tregon njeren (me te drejte) qe te na duket kjo tjetra zgjedhja ideale.

    Përgjigju
  • Andÿ: 23/08/2020 03:40

    Shkrim me plot te vereteta...

    Përgjigju
  • Peoples: 22/08/2020 23:03

    Ku eshte SPAK dhe BKH se na cate trapin me genjeshtra.Ky popull ashtu e do.se eshte pa gjak pa mbrojtje pa ligje.

    Përgjigju
  • Lleshi: 22/08/2020 21:50

    Nje shkrim i bukur dhew shume i drejte duhet gjykuar mee urtesi dhew vemendje per ke duhet votuar. Por pronlemi eshte we ata we kane qene dhe keta we jane per mua jane letra tee djegura dhe nuk po ngrehet nje rini e mirfillte we nuk i ka duart e lyera me kete lloj llumi nga e kaluara dhe ee tashmja duhet ajo rini we tee mendoj per te ardhmen e popullit vendit te vet duke ja ngrejtur vlerat, de kemi nje vend we na e ka zili gjith bota. Duhet menduar shume mire keto figura we jane nuk duhen te ekzistojne me bashke me farefisin duhet 90 pa komunista me democracy te paster

    Përgjigju
  • Agron Paruca: 22/08/2020 19:46

    Nji shkrim me shume vlere

    Përgjigju
  • Ceco me Bicak: 22/08/2020 17:54

    Berisha duhet rjepur per se gjalli me bixhak dhe mbasi ti kesh hequr lekure ti hedhesh ne trup kripe deti.

    Përgjigju
    • maloku: 23/08/2020 12:26

      kush me e ba se mir po ma mir me i fut te birin ne burg e me i marr lekt qe ka grabit shipnis se me u marr me at plak kurv qe asht tu i dal shpirti per gazep perbinshit te vicidolit me i vu prangat shkelzen kurvs ati e vret monstren

  • Landi: 22/08/2020 16:58

    A do te vij valle ndonje dite kur ne kete vendin tone te vogei te vendoset drejtesi a do te vije vall ndonje dite qe keta plehra qe jo vetem e vodhen por e vran kete popull nese me te vertet do te vije ata njerez qe do ta bejne duhet te shpallen ndei i ketij kombi te shum vuajtur.

    Përgjigju
  • Tani: 22/08/2020 16:42

    Akoma Berisha ju...vendi po shkon 1 milion banore tani....ne kohen e Berishes ishte 3.....si pa mundesi?

    Përgjigju
    • maloku: 23/08/2020 12:28

      edhe ne kohe te enverit 4 milion ne kohe te zogut 6 ne kohe te turqis 25 pse asht ba prej ati veni mut ikun njerzit ai qe te pruni surratit tan " demokracin " 25 vjet komunist hajde popull k*r hajde

  • Arbëri: 22/08/2020 16:07

    Të lumt z. Bollino...!!!

    Përgjigju
  • Leone: 22/08/2020 15:55

    Pershendetjete perzemerta zoti Bollino!Puna,aktiviteti dhe figura juaj tejet e paster eshte nje tregues i qarte se kush eshte atdhetar dhe kush e meriton tuitullin e bere lecke "Nderi i Kombit" nga mafiozi yne i kapardisur ne karrigen e presidentit.Sigurisht qe Amnezia nujk duhet shnderruar ne amnisti politike.Kryebanditi dhe agjrnti i UDB-se Berisha duhet te vihet ne banken e te akuzuarvedhe duhej te ishte vene prej kohesh,sikur ai dhe veglat e tij te mos kishin kapur dhe degjeneruar shtetin ne cdo qelize te tij.Tani qe SPAK e BKH jane drejt funksionimit jane ngjallur shpresat qe me ndihmen e nxitjen e Amerikaneve nepermjet zonjes Kim kjo vemje e degjeneruar dhe zevendesi i tij i kapardisur ne presidence,mafiozi Ilir Metaj te dalin perpara drejtesise.Nese zonja KLim,Zoti Soreca e te tjere perfaqesues te ambasadave te huaja ne shqiperi nuk e kuptojne dhe nuk veprojne m vendosmeri per te pastruar keta vampire,pergjegjes te cdo gjeje te keqe e regresive te ketij vendi,gjithcka do te jete e humbur.Prokuroret e SPAKUT dhe BKH-ja kane nevoje te ndihmohen qe tu dale frika nga lugati i ferrit Berishovic dhe nga vellau siamez e bashkepunetor i tij super i djallezuar miliarder ne presidence.O Sot o kurre.Dhe ne kete aspekt eshte shume i vyer dhe kontributi i Gazetes Tema,Dita,Shqiptarja.com, Sot e gazeta te tjera qe me shkrimet e tyre realiste sensibilizojne opinionin publik ne menyre qe te kerkohet te behet drejtesi dhe dosjet e Likes,Berishes,Lylit,Monikes etj etj te mos mbeten ne sirtaret e SPAKUT e te pluhurosen aty.Dosja e Izet Haxhise eshte e para qe po pengohet qellimisht nga Berisha dhe te pakten deri me tani SPAKU po tregon se eshte nen presionin e ketij maskarau e krimineli te paskrupullt.E pas saj dhe dosja qe me marifetet e ciftit kriminal Meta-Berisha u mbyll ne menyre te cuditeshme,ajo e CEZ-DIA-s!!!

    Përgjigju
    • Andre: 22/08/2020 18:02

      Bravo Karlo! Sa mirë na ke njohur plako!!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?