Atdheu dhe Arjola

VIP & Spektakël

Vjen reagimi i Atdheut pasi Antonela hodhi dyshime se ka pasur diçka me Arjolën: Fama është e fundit

1 Dhjetor 2021, 07:27| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 07:32

  • Share

Antonela në Big Brother VIP hodhi dyshime se mes Arjolës dhe Atdheut të Përputhen ka pasur diçka. Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë dhe arsyeja është Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet zëri?”, ishte deklarata e Antonelës.

Antonela hodhi dyshime se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja e kundërtështoi, pasi me djalin nga Kosova ka një miqësi prej 6 vitesh.

Tani, ka reaguar edhe vetë Atdheu, i cili i ka dalë në mbështetje Arjolës.

“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar. Është momenti që të mbështes unë ty tani”, ka shkruar Atdheu.

1/2
M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?