Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog

Vizitë 24 orëshe/ Presidenti i Izraelit, Isaak Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator! Takime me Vuçiç, Begajn dhe Ramën

5 Shtator, 09:59| Përditesimi: 5 Shtator, 10:03

  • Share

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog pritet të vizitojë dy vende të Ballkanit më 11 shtator, pra javën e ardhshme.

Herzog do të vizitojë brenda ditës, Serbinë dhe Shqipërinë. sipas asaj që bëjnë të ditur mediat izraelite, Herzog do të takohet me presidentin Vuçiç në Beograd, ndërsa në Tiranë do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama gjatë vizitës 24-orëshe.

Kujtojmë këtu edhe vizitën që mbajti shefi i CIA, Bill Burns një javë më parë, në Serbi, Bosnje dhe Kosovë ku u takua me krerët e këtyre vendeve.

Edhe në këto takime u diskutua për Izraelin dhe situatën e sigurisë në Ballkan.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 05/09/2024 15:48

    Të anullohet sna duhen çifutët se vetem për interes jan duan të blejn ndonjë armë, se usa dhe uk spo i japin. Kujdes se këta jan vrasës barbarë kundër fëmijëve e grave.

    Përgjigju
  • Tirona: 05/09/2024 13:39

    11 Shtator ee. Domethënëse data e vizitës.Kujdes me Izraelin se asnjëherë në asnjirast nuk "shërben"pa përfitim.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 05/09/2024 12:08

    Pavaresisht marredhenieve tona te mira me Izraelin,nuk eshte koha per te pritur dhe nderuar Presidentin e atij vendi ! Mendoni pak….. Kriminelet e Hamas’it masakruan dhe rrembyen rreth 1400 izraelite,akt ky i urryer !! Po Izraeli? Deri tani ka vrare afro 40 mije njerez te pafajshem,nga te cilet afro 17 mije femije…. Mendoni pak 17 mije femije,”qenie” te pastra dhe te pa fajshme ! Cfare ndryshimi ka me krimet naziste ?! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?