Nga vizita e Papa Françeskut në Indonezi

Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!

7 Shtator, 08:00| Përditesimi: 7 Shtator, 08:21

  • Share

Xhakarta- Autoritetet ligjzbatuese në Indonezi njoftuan se kanë arrestuar 7 persona, të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist gjatë vizitës së Papa Françeskut dhe eskortës së tij, i cili zhvilloi një tur në vendin aziatik.

Një hark dhe shigjetë, një dron dhe material propagandistik nga Shteti Islamik u kapën, e sipas hetuesve, gati për të goditur në Xhakartë gjatë vizitës së Papës.

“Policia indoneziane raportoi se ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përgatitjen e një sulmi kundër Papa Françeskut gjatë vizitës së tij, në vendin më të populluar mysliman në botë. Njësia kundër terrorizmit Densus-88 njoftoi se arrestimet u kryen në qytetet Bogor, 50 kilometra larg Xhakartës dhe Bekasi, në lindje të zonës metropolitane të kryeqytetit”, njoftuan autoritetet, sipas raportimit të “La Repubblica”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, u gjet material që tregonte se ata po përgatitnin një sulm kundër Papës, i cili lëshoi ​​një mesazh uniteti fetar nga Xhakarta, për të luftuar ekstremizmin dhe intolerancën.

Zëdhënësi i Densus-88, Aswin Siregar, shpjegoi se “hetimi është ende në vazhdim dhe është e paqartë nëse të shtatë e njihnin njëri-tjetrin dhe nëse ishin pjesë e një celule të vetme terroriste”.

Hetimet mbeten ende aktive dhe pritet zbardhja e dëshmive dhe gjetja e provave që çojnë te dyshimet e arsyeshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?