Virozat e stinës mbushin urgjencën e pediatrisë, mjeku: Simptomat kryesore janë kolla dhe temperatura e lartë

21 Prill 2022, 19:32| Përditesimi: 21 Prill 2022, 19:40

  • Share

Moti i paqëndrueshëm dhe ndryshimet stinore kanë mbushur urgjencën pediatrike me fëmijë që të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe diarre.

'Është me bark dhe me të vjellë. Ka rreth 3 ditë. E vizitova tek doktori i lagjes, më dha shurup, por nuk i ka kaluar fare.'- u shpreh një prind.

'Është me të vjella dhe po i bëjnë serum. Ka pas kollë, grip, temperaturë.'- tha një tjetër.

Mes tyre ka dhe pacientë të cilët kanë shfaqur simptoma alergjie nga poleni i luleve.

'Tip alergjie, mbase dhe nga lulet.'- tha një pacient.

Mjeku pediatër Bektash Madri thotë se vetëm në qendrën shëndetësore NR 10 bëhen në ditë deri 20 konsulta në ditë dhe më të prekurit janë fëmijët 1- 7 vjeç.

'Luhatja e temperaturave na sjell ata që quhen nazofaringitet ose ata që quhen ftohje të zakonshme, të cilat shoqërohen nga sekrecione nga hundët shpeshherë të teshitura, dhimbje grykësh, temperaturë që shkon 37-38 deri në 38 e gjysmë. Edhe alergjitë, personat që janë me imunitet të kompromentuaar siç janë asmatikët. Shfaqen në këtë momente. Kanë të teshtitura, skuqje të syve , skuqje të trupit'- tha Bektash Madri mjek  pediatër.

Duket se Covid 19  i ka lënë vendin virozave të stinës, dhe doktor Madri jep disa këshilla.

“Në institucionet parashkollore , në shkolla, në qendrat tregtare e vetmja këshillë që mund t’u jap është higjiena domethënë po mbajte duart pastër, po nuk konsumove ushqime me duar të palara , po nuk preke në çdo moment pjesë të fytyrës mund të shmangësh marrjen e një virusi të mundësh stinor.”

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?