Tre të mitur hajdutë të monopatinave nëpër Tiranë! Pasi rishiteshin paratë i merrnin prindërit! Policia i gjen 8 skutera elektrikë

27 Tetor, 12:30| Përditesimi: 27 Tetor, 12:43

  • Share

Tiranë- Tre të mitur në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen si autorë të vjedhjeve të monopatinave në kryeqytet.

Ndërkohë ka nisur procedimi edhe ndaj prindërve të tyre, që dyshohet se merrnin mallrat ose paratë e fituara, nga shitja e monopatinave.

Gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre blutë gjetën dhe sekuestruan 8 monopatina të dyshuara të vjedhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë 3 të mitur për veprën penale "Vjedhja" kryer më shumë së njëherë, si dhe prindërit e tyre, shtetasit L. M., 46 vjeçe, M. M., 32 vjeçe, dhe H. G., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal”, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?