Bota

Videolajm/ Anija kozmike përplaset me një asteroid

27 Shtator 2022, 15:20| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 15:22

  • Share

Një video e publikuar nga NASA shfaq momentin kur anija kozmike përplaset me një asteroid. Asteroidi Dimorfos, nuk ishte në rrezik për të goditur Tokën, por ky demonstrim mund të përcaktojë se si të shmangen shkëmbinjtë hapësinorë, të cilët mund të përbëjnë një kërcënim real për të të ardhmen.

Misioni DART, ose Testi i Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit, ka filluar 10 muaj më parë.

“Ne jemi duke hyrë në një epokë të re të njerëzimit, një epokë në të cilën ne potencialisht kemi aftësinë për të mbrojtur veten nga diçka si një goditje e rrezikshme, e rrezikshme asteroidi,” ka thënë Lori Glaze, drejtore e Divizionit të Shkencave Planetare të NASA-s.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?