Pas pesë ndeshjeve, Tottenham rikthehet te tri pikët dhe këtë e bën duke mundur 4-1 Newcastelin për javën e 16-të në Premier League. Më i miri te londinezët ishte Heung Min Son, që shënoi një gol dhe asistoi për dy të tjerët. Dueli u zhbllokua pas 26 minutave lojë nga Udogie, teksa Richarlison shënoi për 2-0. Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Richarlison që shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Son mbylli llogaritë me penalltinë e kthyer në gol në të 85 minutë, teksa Joelinton shënoi golin e "flamurit" për miqtë në minutën 90+1. Tottenham me 30 pikë ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Newcastle me 26 pikë mban pozitën e shtatë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja s'është 'ilaçi' i Chelseat, Blutë humbasin në udhëtim! Man. City përmbys Luton, Tottenham 'poker' Newcastelit
S.Dh/ReportTv.al