VIDEO/ Si erdhi përmbytja në Vlorë, momenti kur zona historike mbushet plot me ujë! Tavolinat e karriget 'lundrojnë' si varka

8 Tetor, 09:26| Përditesimi: 8 Tetor, 10:46

  • Share

VLORË- Qyteti i Vlorës u përmbyt pasditen 4 tetorit duke shkaktuar dëme të mëdha në biznese e banesa. Shqiptarja.com sjell një video nga kamerat e sigurisë, ku dallohet momenti i përmbytjes në zonën historike të Vlorës.

Siç shihet edhe në pamje, uji vjen gradualisht derisa lagjja ‘Muradie’ mbushet plot me ujë. Në video dallohen edhe tavolinat e karriget e lokalit që rrjedha e ujit i ka marrë para. Po ashtu, banorët e zonës përpiqen ta kërkojnë rrugën të zhytur në ujë.

Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën dhe dëmet e mëdha shkak kryesor kanë kanalet e bllokuara me mbetje dhe ndërtime të paligjshme dhe mosfunksionimin me kapacitetin e duhur të hidrovoreve. Janë paralajmëruar verifikime, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar se do të bëhet audit. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 09/10/2024 08:32

    Po verini ne pune hidrovorin o njerez pa shkoll, ska lidhje rruga, ka lidhje stacioni i pompimit qe nuk punon dhe pastrimi kanaleve

    Përgjigju
  • Esii: 08/10/2024 23:32

    Rruga per bukuri po mirembajtja dhe pastrimi kanaleve, pusetave, kunetave zero nga bashkia

    Përgjigju
  • Genci: 08/10/2024 23:24

    Un kam shtepine ketu dhe kjo rruge nuk eshte permbytur asnjehere. I gjithe uji ka ardhur nga lulishtja se u permbys i gjithe qyteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?